Dështon Snoop Dogg, nuk shet as 200 bileta

Dështon Snoop Dogg, nuk shet as 200 bileta
Reperi amerikan, Snoop Dogg, është detyruar që të anullojë koncertin e tij në Texas për shkak se ishin shitur vetëm 200 bileta. Koncerti, i cili është dashur të mbahej në Lone Star Amphitheater në Lubbock të Texasit, në kuadër të turneut të 11-të të reperit me famë botërore, në fakt është një dështim i befasishëm. Shumë madje kanë filluar të mendojnë se epoka e Snoop Dogg ka mbaruar. “Koncerti i Snoop Dogg ka shitur vetëm 200 bileta. Ata që dëshirojnë të shkojnë nëpër koncerte në Texas së pari duhet të shesin numrin e biletave që kërkohet nga promoterët e më pas këto koncerte vërtet të mbahen”, ka theksuar një shitës i biletave.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin