Dështon testi i një rakete balistike
në Korenë e Veiut për atë të Jugut

Dështon testi i një rakete balistike<br />në Korenë e Veiut për atë të Jugut
Korea e Veriut tentoi që të testojë një tjetër raketë balistike në bregun e saj lindor, por sipas Koresë së Jugut, testi ka dështuar. Nuk është e qartë se për çfarë lloj rakete bëhej fjalë, por testi i radhës pasoi tre tentativa të dështuara të lëshimit të një raketë me rreze të mesme veprimi Musudan që u kryen në prill. Kombet e Bashkuara i kanë ndaluar Koresë së Veriut të zhvillojë teknologji për raketa balistike, diçka që nuk e ka penguar aspak vendin komunist dhe që ka rritur ndjeshëm tensionin në rajon. Korea e Jugut bëri me dije se testi i dështuar i raketës u krye në afërsi të qytetit koreanoverior Uonson. 

Dyshohet se edhe këtë herë bëhet fjalë për një raketë Musudan, e cila teorikisht ka aftësinë të arrijë Japoninë apo territorin amerikan të Guamit, megjithëse Korea e Veriut nuk ka mundur që këtë gjeneratë armësh ta testojë me sukses deri tani. 
Në kongresin e fundit të partisë, lideri koreanoverior Kim Jong Un bëri një ofertë për dialog ushtarak me Korenë e Jugut, por kjo e fundit e refuzoi duke e cilësuar si një farsë.
Kim Jong Un gjithashtu u zotua se do të vazhdojë programin e armëve bërthamore, duke treguar qartë se rezolutat dhe sanksionet nuk kanë për ta ndalur vendin komunist.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë