ROME- "Berlsuconi duhet të japë dorëheqjen”. Nuk ka asnjë dyshim Massimo D'Alema, në një intervistë për “Il Messagero” mbi fatin e këtij koalicioni qeverisës që sipas mendimit të tij, po ndikohet nga problemet ligjore të liderit të PDL-së.
 
Pastaj një këshillë për Berluskonin është shprehur ish-kryeministri dhe ministër i Jashtëm D’Alema, "ai duhet të dorëhiqet nga parlamenti dhe mund të bëj liderin nga shtëpia" siç vepron Beppe Grillo i “Lëvizjes 5 Yje” që ka tronditur disa herë politikën italiane.
 
Me pak fjalë, për ish-sekretarin e Partisë Demokratike nuk ekziston mundësia që ish-kryeministri Berluskoni të qëndrojë sërish në politikë, pasi ligji është i barabartë për të gjithë dhe duhet të respektohet, si dhe mund të merret me politikë edhe jashtë Parlamentit.
 
Analistët thonë se dënimi me burg për Berluskonin për evazion fiskal po ndikon në politikën e brishtë italiane duke krijuar kontradikta në mesin e palëve politike.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)