BEOGRAD- I mandatuari për formimin e qeverisë së re serbe, Ivica Daçiç, deklaron se betimi i xhandarmarisë serbe nuk është zyrtar dhe se asnjëherë nuk ka dhënë leje për një gjë të tillë. Reagimi i Daçiç vjen pasi mediat serbe dhe ato kosovare publikuan tekstin e ri të himnit të xhandarmarisë serbe në të cilën theksohej se “pa Kosovë nuk ka histori” dhe nënvizohej rëndësia për mbrojtjen e këtij territori.

Daçiç në reagimin e tij zyrtar ka theksuar se as xhandarmëria e as dikush tjetër, nuk do të mund të bëjë ndonjë vepër që do ta rrezikonte paqen dhe stabilitetin, pa marrë urdhër nga presidenti i vendit. Mediat kosovare theksojnë se betimi i ri i Xhandarmërisë serbe u bë para dy ditësh në një kazermë të Serbisë.

(jd/shqiptarja.com)