Daçiç: Ndarja e Kosovës, para 10
vitesh do nënshkruhej për 5 minuta
Kryeministri serb, Ivica Daçiç në një intervistë për revistën serbe "Nedelnik" ka theksuar se ndarja e Kosovës ka qenë interesi më i mirë për Serbinë, por gjërat e tilla duhet shikuar varësisht nga momentet historike.
BEOGRAD- Kryeministri serb, Ivica Daçiç në një intervistë për revistën serbe "Nedelnik" ka theksuar se ndarja e Kosovës ka qenë interesi më i mirë për Serbinë, por gjërat e tilla duhet shikuar varësisht nga momentet historike. Sipas tij, sikur kjo çështje të ishte kërkuar para 10 vitesh, për 5 minuta do të nënshkruhej dhe finalizohej.
“Sot, kjo mundësi na është dobësuar. Dhe tani ekziston një qetësi mbi këtë çështje. Nuk dua që këtë kohë të flasë mbi këtë status, sepse jemi marrë vesh që të mos e flasim, por do t’i vjen edhe kësaj radha. Unë vazhdon të mendoj fuqishëm që ndarja e Kosovës është gjëja më e mirë, zgjidhja më e mirë që do të na qonte deri në një zgjidhje afatgjate sa u përket raporteve shqiptarë serb. Serbia po kërkon që të jete faktor konstruktiv, dhe një gjë e tillë nuk do të destabilizonte aspak rajonin”, ka theksuar ai.
Duke komentuar ndryshimi i kufijve në Ballkan, Daçiç ka thënë se saktësisht dihet se kur janë momentet për të ardhur deri te ndryshimi i kufijve.
“E ky moment nuk është tani, por a do të vjen ai moment dhe kur, këtë askush nuk mund ta dijë saktësisht. Serbia e respekton marrëveshjen e Dejtonit, por njëjtë respekton edhe Republikën e Serbisë si pjesë e etnitetit pa pëlqimin e së cilës nuk mund të vijë deri te asnjë ndryshim i kufijve. Kemi pas shumë raste për një gjë të tillë. Tani shoshim se si Ish kryeministri Koshtunica në vazhdimësi flet për Kosovën, e pse kur Kosova shpalli pavarësinë, pse edhe Republika e Serbisë nuk e ka shpall gjithashtu pavarësinë. Atë kohë Koshtunica ka qenë kryeministër dhe Boris Tadiç president. Nuk po them se ata është dashtë të bëjnë një gjë të tillë, por po e them se sikur të kishin dashur e kanë pas mundësinë për ta bërë”, ka deklaruar Daçiç.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08