Da Sara interviston "Lepurushen"
 travestitin shqiptar qe flet hapu

Da Sara interviston  travestitin shqiptar qe flet hapu">
Dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë u finalizua në kryeqytet me mbrëmjen gala të bamirësisë organizuar nga komuniteti LGBT. Pjesë e mbrëmjes madhështore ishin personazhe të njohur të ekranit dhe show bizit, ministra, ambasadorë të huaj apo përfaqësues të shoqërisë civile. E sigurisht që në një mbrëmje me tematikë kaq intriguese dhe provokuese si kjo, nuk mund të mungonte gazetarja e televizionit A1 Report, Dasara Karaiskaj, e cila solli për ekranin tonë intervista me nota humori e rrëfime ekskluzive të personave pjesëmarrës në mbrëmje.

Në eventin e organizuar kishte diversitet për sa i takon preferencave seksuale, por shumë pak prej tyre pranuan të intervistohen përpara kamerës. Bleona Qerreti ishte gjithashtu e pranishme dhe me sensin e protagonizmit që e karakterizon, nuk ngurroi të ‘rrëmbente’ mikrofonin dhe të ‘vidhte’ vëmendjen me deklaratat e saj me nota pozitive. Këngëtarja shprehu hapur mbështetjen e saj drejt komunitetit LGBT. “Çdo njeri ka të drejtën e tij të jetojë jetën siç do”,- u shpreh Bleona duke shtuar më pas se edhe në vendet e tjera të botës ekziston paragjykimi dhe diskriminimi kundrejt këtyre personave, por ‘në Shqipëri njerëzit shprehen hapur’.

Mes të intervistuarve,i ulur në të njëjtën tavolinë me Bleonën, Mariza Ikonomin, Anxhela Peristerin dhe vajza të tjera, ishte dhe një tranvestit që preferoi të mos identifikohej para kamerës, pasi prindërit e tij nuk ishin në dijeni të preferencave seksuale të djalit të tyre. Ai foli rreth të qenurit tranvestit në Shqipëri, duke shtuar se i pëlqen të vishet dhe të ndryshojë shpesh. Sipas tij, personat e kësaj kategorie diskriminohen me fjalë dhe gjeste, pasi mentaliteti në vendin tonë nuk i pranon apo toleron të tilla gjëra.

Aktivistja e shoqatës LGBT, Xheni Karaj, shpjegoi qëllimin e aktivitetit, si një mbrëmje ku mblidhen fonde për personat e këtij komuniteti, që janë përjashtuar nga familja dhe shoqëria për shkak të preferencave seksuale. Në përgjigjet e saj Karaj kishte nota humori, pas të cilave fshihej dhe drama e realitetit shqiptar në qasjen e tematikave të tilla.
emisioni da sara
“Unë nuk jam vampire, nuk infektoj me lezbicizmin tim. Situata nuk është aq rozë, cdo ditë të rinjtë e këtij komuniteti ndeshin probleme. Nuk është modë apo karrierë, kemi të bëjmë me adoleshentë që kanë frikë të shkojnë në shkollë dhe braktisin shkollën për shkak të bulizmit, të rinj që mbyllen në shtëpi nga prindërit pasi shprehin hapur preferencat e tyre seksuale. Ne jemi shumë të hapur të flasim e të debatojmë në mënyrë të moderuar e konstruktive. Bota është e madhe, ka vend për të gjithë, nuk duhet të jemi të ashpër. Çdo person LGBT s’ka pse fshihet apo të bëjë jetë të dyfishtë, të martohet me seksin e kundert, të shtiret. Duam të drejta të barabarta me të gjithë të tjerët. Kërkojmë legalizimin e martesave gay. Nëse kisha nuk do të na martoje në kishë, nuk ka problem, të martohen heteroseksualët. Ne na intereson të kemi ligjin në anën tonë.”- përfundoi aktivistja.

Dasara e mbylli emisionin me një intervistë shumë të këndshme me një transvestite, e cila rrëfeu pa komplekse rreth jetës së saj si pjesë e këtij komuniteti. Lepurushja, sic edhe i pëlqente ta thërrisnin, ishte përshtatur më së miri me jetën si një ‘Ajo’.

Në dallim nga shoqet e saj, që preferuan të mos dalin përpara kamerës, Lepurushja e kishte konsumuar temën e seksualitetit të saj me familjen në një moshe relativisht të re, 12 vjec, dhe tani gëzonte mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre të plotë. “Kam lindur me trup dhe mimikë femre”,- u shpreh Lepurushja duke shtuar se ndihet shumë mirë më veten.

Ajo palestrohet, mban extensions dhe trukohet. Meshkujt e shohin si një femër të bukur e me linja seksi, ndërkohë që edhe vetë gjenetika e saj ka qenë favorizuese për një transformim gjinor, pasi Lepurushja nuk ka muskuj si meshkujt e tjerë dhe kjo e bën edhe më shumë femër. E pyetur për të bërë dallimin mes një transvestiti dhe një personi gej, Lepurushja u shpreh: “Transvestit është mashkull i kthyer në femër ose mashkull që vishet si femër.
emisioni da sara
Personat gej mund të shkojnë vetëm me meshkuj gej, ne jemi femra dhe shkojmë edhe me femra dhe me meshkuj, gej apo jo. Unë ndihem femër, nje gej ndihet mashkull. Shokët e mi gej e kanë provuar të vishen si femra por nuk i favorizon trupi. Biseksuali shkon me meshkuj dhe femra, ndërsa një gej bën vetëm seks anal. 

Një transvestit mund të jetë aktiv apo pasiv, në një marrëdhënie, pra mund të përdorë organin e tij mashkullor ose jo, në varësi të preferencës”. Duke hedhur shikime provokuese përpara kamerës, Lepurushja dha një mesazh sensibilizues: “Mos paragjykoni askend ne kete bote, personat si ne jane te lindur” dhe përmbylli intervistën me një puthje drejtuar kamerës.
emisioni da sara
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës