DAŠA DRNDIĆ, fituese e bursës
për “Tirana in Between – 2015”
DAŠA DRNDIĆ është fituese e bursës për në Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë “Tirana in Between – 2015”, organizuar nga Poeteka , mbështetur nga Traduki, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.
TIRANE.- DAŠA DRNDIĆ është fituese e bursës për në Rezidencën e Shkrimtarëve dhe Përkthyesve letrarë “Tirana in Between – 2015”, organizuar nga Poeteka , mbështetur nga Traduki, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.
Shkrimtarja kroate do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit nëntor, ku do të realizojë projektin e saj letrar, duke kryer lexime publike, takime, biseda dhe intervista me medien si dhe bashkëpunime me përkthyes, në dobi të sjelljes në shqip të romanit të saj “Trieste”, i cili do të të botohet së shpejti.
Për lexuesin shqiptar krijimtaria e shkrimtares DAŠA DRNDIĆ bëhet veçanërisht interesante, pasi disa nga ngjarjet në romanin «Sonnenschein» (versioni anglisht dhe italisht «Trieste») ndodhin në Shqipëri, në Sarandë, Vlorë dhe Tiranë, gjatë qeverisjes fashiste të Mussolinit, në Luftën e Dytë botërore.
Gjithashtu, edhe pjesë të romanit «Belladonna», i kushtohen jetës në Shqipëri gjatë sundimit të Enver Hoxhës, në burgjet e Burrelit, ku disa personazhe janë emra të njohur të skenës publike. «Belladonna», si edhe libra të tjerë të mëhershëm të kësaj autoreje, hedh dritë mbi zona ende të errëta e të pa ndriçuara në regjimet jodemokratike, diktatoriale dhe autoritare, por në radhë të parë u kushtohet jetëve e njerëzve që jetuan dhe jetojnë nën represion.
Dasa DRNDIĆ ka botuar libra prozë dhe poezi në revistat letrare në të gjithë ish-Jugosllavinë. Si romanciere, librat e saj janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, polonisht, hungarisht, sllovenisht, holandisht, sllovakisht, italisht, maqedonisht, gjermanisht, ndërkohë që pjesë e fragmente të krijimtarisë së saj janë përkthyer edhe në shumë gjuhë të tjera. Aktualisht jeton si shkrimtare e lirë në Rijeka, Kroaci. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23