Këngëtari Daddy Yankee ka njoftuar se do të heqë dorë nga muzika për t’ia kushtuar jetën fesë.
Ylli, i njohur për hitet e top-listave në Mbretërinë e Bashkuar si “Despacito” dhe “Gasolina”, ua zbuloi lajmin fansave në shfaqjen e fundit të turneut të tij botëror ‘La Última Vuelta’ (Hera e Fundit).
“Të jetosh një jetë të suksesshme nuk është njësoj si të jetosh një jetë me qëllim”, tha reperi 46-vjeçar para publikut.
“Për një kohë të gjatë u përpoqa të mbushja një zbrazëti…që askush nuk mund ta mbushte”, shtoi ai, duke thënë se besimi e kishte shpëtuar.
“Kjo është arsyeja pse sonte njoha dhe nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të.”- tha ai.
Yankee, i lindur si Ramón Luis Ayala Rodríguez, ka qenë një nga ambasadorët më të mëdhenj të zhanreve, duke shënuar hite ndërkombëtare me hite sensuale si “Barrio Fino”, “Con Calma” dhe “Rompe”.