TIRANE- Paralajmërimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se mund të sjellë një destabilizim të vendit përmes tensionimit të situatës, janë përballur me akuzat e kërkesat që ai të përballet me drejtësinë për të dhënë llogari për të gjitha problemet që i solli vendit. Pas deklaratës së ish-ministrit të Mbrojtjes, njëherësh anëtar i Këshillit të të Urtëve në PS, Sabit Brokaj, që Berisha duhej të kishte shkuar me kohë prapa hekurave të burgut, radha i ka ardhur ish-shefes së diplomacisë shqiptare, aktualisht kreu i Komisionit të Jashtëm parlamentar, deputetes së PS-së, Arta Dade.
E cila ka hequr një paralele të fortë me ngjarjet e fundit në Ukrainë, ku ish-Presidenti Jankoviç jo vetëm u shkarkua nga detyra, por u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe dosja e tij do dërgohet në Gjykatën e Hagës për t’u gjykuar për krime kundër njerëzimit, pasi vrau në shesh 100 protestues. “Mendimi im është se këtu ka një problem. Kemi një ish-kryetar qeverie, që është dhe deputet i opozitës, si Sali Berisha, i cili mban peng Parlamentin, e katandis këtë institucion në atë derenxhe sa bllokon punën në të gjitha seancat parlamentare.
Ai po e destabilizon Kuvendin në të gjitha seancat, është kthyer në një problem, pasi ka ligje e marrëveshje për të votuar”, ka qënë deklarata e ish-ministres së Jashtme, aktualisht kryetare e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Arta Dade. Por ajo ka qënë shumë e ashpër në deklarimet e saj, në lidhje me qëndrimet më të fundit të ish-liderit të opozitës Berisha.
“Mund të paraqiten shumë argumente pro dhe kundër për qëndrimin ndaj gjuhës së ashpër dhe destabilizuese që përdor Berisha. Ajo që mund të them unë është se, përse Sali Berisha nuk shkon para drejtësisë për të dhënë llogari për gjithçka ka bërë në këto vite, shkatërrimin e vendit, vuajtjet që kanë ardhur për shkak të kësaj strategjie destabilizuese në vend, që ka shkaktuar edhe viktima.
Në Ukrainë, ish-presidenti Janukoviç jo vetëm u shkarkua nga detyra, por sepse vrau qytetarët e thjeshtë që protestonin në shesh, u shpall dhe në kërkim ndërkombëtar dhe dosja e tij do të dërgohet në gjykatën e Hagës për t’u gjykuar për krime kundër njerëzimit. Berisha shkaktoi Gërdecin, 21 janarin, pse nuk shkon para drejtësisë, çfarë e pengon këtë gjë”, thotë Dade.
Kërcënimi i Berishës
Vetëm dy ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi qeverinë se e fshin nga faqja e dheut për 5 minuta. Nga foltorja e Kuvendit, ai akuzoi mazhorancën duke kërcënuar. “Ai Sovran që është aty, ai që protestoi më 20 shkurt, ju bën pluhur. Dhe 5 mijë njerëz të jenë, nuk ka polici në botë që i përballon dot. Po shtoni urrejtjen qytetare ndaj institucionit. Kujdes. Në rast të kundërt do na detyroni, jua them këtu, të shkojmë aty ku s’kemi dashur. E merrni thjesht por e keni gabim, keni përgatitur kushtet për një destabilizim të tillë që mendja juaj nuk e dëshiron”, tha Berisha.
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com