Dade: Mandati i Ramës, interpretim
nga Komisioni i Garancive Statutore 

Dade: Mandati i Ramës, interpretim<br />nga Komisioni i Garancive Statutore 
Mandati i Edi Ramës dhe statuti i PS duhet të interpretohen nga Komisioni i Garancive Statutore përpara Kongresit të 19 marsit. Dy deputetet socialiste Arta Dade dhe Mimoza Hafizi do të marrin interpretim me shkrim nga Komisioni i Garancive Statutore para mbajtjes së Kongresit, lidhur me shqetësimin e ngritur për shkeljet e statutit për zgjedhjen e kryetarit të PS. Pas seancës dëgjimore në selinë e PS sot pasdite, Dade tha se ka marrë garancinë e Komisionit për këtë çështje.

"U shpreh interesi nga anëtarë të Komisionit të Garancive Statutore lidhur me shqetësimet tona, ne dhamë përgjigjet adekuate dhe morëm premtimin që brenda një periudhe të shkurtër do të marrim përgjigjen përkatëse me shkrim për shqetësimet që kemi paraqitur".

Lidhur me debatin nëse ky Komision ka apo jo kompetencën për shqyrtimin e kësaj kërkese, ish kryetari i Komisionit të Garancive Statutore, Mark Nikolli u shpreh: “Konsiston në dy plane, janë shkelje të aspektit parimor të statutit dhe shkelje të karakterit lidhur me vlefshmërinë e mandateve të institucioneve. Paraqitëm dhe referencat statutore, në pikëpamjen tonë ato janë shkelje të rënda të statutit dhe në këtë kuptim i kërkuam Komisionit të Garancive Statutore interpretimin standard të statutit të partisë”.

Sipas tij është detyrë e Kongresit të Garancive Statutore që të kapërcejë ngërçin e krijuar në PS mbi debatin e statutit dhe mandatit të Ramës. “Ky është një fakt që Komisioni i Garancive Statutore duhet ta kapërcejë o në mënyrë statutore, është në të drejtën vetë. Ashtu sikurse ka detyrimin dhe të drejtën që dhe këtë pretendim mund ta shkruajë në zbardhjen e mendimit, që nuk kemi mandatin e vlefshëm për të bërë këtë interpretim, megjithatë unë mendoj që Komisioni i Garancive duhet ta kapërcejë edhe këtë ngërç. Ata janë në detyrë e sipër deri ditën e Kongresit për të ushtruar kompetencat sipas statutit”, tha më tej, Dade.

Redaksia online
(L.Q/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'