GREQI - Në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, e ftuar të komentojë deklaratat nacionaliste të kryeministrit shqiptar, ish-ministria e jashtme shqiptare, Arta Dade, deklaroi se “Në duart e Sali Berishës, karta e nacionalizmit është grisur”.

Sipas portalit Aftonomi.gr, nënvizohet ndërmjet të tjerave se Sali Berisha, sot i thur lavde ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj, i cili u shpall i pafajshëm nga akuzat për krime lufte, ndërkohë që para disa viteve e kishte karakterizuar UÇK-në “grupim terroristësh, të përbërë nga marksistë- leninistë, kontrabandistë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar, të financuar nga UDB-ja që të prishin imazhin e shqiptarëve”!

“Vetë Sali Berisha si kryeministër i vendit nënshkroi nëpërmjet Ministrisë së Jashtme marrëveshjen dypalëshe ku shkelen në mënyrë të rrezikshme integriteti territorial i Shqipërisë, duke u falur shumë kilometra ujore fqinjëve jugorë, Greqisë”, nënvizon Dade.

“Një njeri, i cili fali detin, del tani dhe pretendon se kërkon Prevezën, është më e pakta, mungesë serioziteti”, shton Dade, ndërkohë që i karakterizon ato deklarata, si një çast marrëzie të kryeministrit shqiptar.

Tani Berisha gjendet në shënjestrën e bashkëkombësve të tij, përfundon lajmin agjencia e lajmeve greke, NewsBomb.

(eç/shqiptarja.com)