Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka festuar 25-vjetorin e lindjes. Në faqen e saj në Instagram, Zeqiri ka publikuar një foto kur ishte e vogël dhe një falenderim për fansat dhe bashkëpunëtorët e saj.



(Në foto këngëtarja Dafina Zeqiri kur ishte ende e vogël)

“Ju falenderoj të gjithëve për suprizat e ëmbla që më keni bërë. Nuk e keni idenë sa e bekuar ndihem që kam mbushur 25 vjeç duke arritur të plotësoj shumë dëshirat dhe ëndrrat e mia.

E vërteta është se ne sapo kemi nisur. Ju falenderoj që keni qenë më të mirët,”-ka shkruar Dafina në Instagram. Gjithashtu ajo ka publikuar edhe tortën e ditëlindjes, e cila ishte krejtësisht e mbuluar me çokollatë.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2