Më parë ajo është shprehur e paduruar në lidhje me klipin e ri dhe ka bërë të ditur se klipi është xhiruar në Amerikë.
"Duke shikuar videoklipin tim të ri “Time Out” që u xhirua nga Max Production. Nuk më pritet që të gjithë ju të shihni atë që po shoh tani”, -është shprehur këngëtarja për klipin e saj më të fundit në rrjetet sociale.
Ashtu si edhe kënga më parë, duket se edhe klipi është pritur mjaft mirë nga fansat.
Pas publikimit ditën e djeshme videoja ka arritur mbi 46 mijë klikime.
Gjithashtu edhe komentet kanë qenë të shumta, ku përveç atyre që e pëlqejnë ka edhe nga ata që thonë se Dafina kopjon këngëtaret e huaja.
Pavarsisht këtyre ajo mbetet një nga këngëtaret me stilin më të veçantë dhe një nga më të suksesshmet në tregun muzikor.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)