Dafina Zeqiri duke se nuk ka raporte të mira me disa prej kolegëve të saj. Të paktën kështu bën të ditur gazeta Express në Kosovë, ku sipas tyre Dafina ka përdorur terma ofendues  gjatë një bisede private, e cila është bërë publike nga Besfort Hasanaj.  

Ajo është shprehur në mënyrë ofenduese duke thënë se ka dëgjuar që Tuna ka folur keq për të. “Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë time.

Kemi pasur probleme të shumta dhe ajo është një femër dyfytyrëshe”, ka thënë Dafina për Tunën. Më tej, Dafina ka kritikuar edhe mjaft kolegë të tjerë, përfshirë Bleron dhe Teuta Krasniqin, Zanfina Ismailin, drejtuesit e Videofestit muzikor dhe Kohavizionin.

(J.H/shqiptarja.com)