TIRANE- Daja ka plagosur me thikë nipin e tij pas një sherri me motive banale ndërmjet tyre. Ka qenë pikërisht mëngjesi i kësaj të enjteje, ku pas një grindjeje të çastit mes dajës dhe nipit, menjëherë ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta, e për pasojë i riu ka mbetur i plagosur. Ngjarja u shënua në afërsi të Sanatoriumit, në periferi të Tiranës. Sipas burimeve, bëhet me dije se Fatmir Duro 42 vjeç, ka plagosur Besnik Hysën 34 vjeç, tejsa mësohet se ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja
Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, në afërsi të Sanatoriumit, konkretisht në rrugën Dhimitër Mihali, daja ka plagosur me thikë nipin e tij 34 vjeçar. Sipas burimeve, Fatmir Duro 42 vjeç, pas një konflikti mes tyre ka qëlluar me thikë nipin e tij 34 vjeçar, Besnik Hysën. Gjithashtu, mësohet se grindja mes tyre ka ndodhur për një sasi zhavori, pasi banesat e tyre janë përballë njëra-tjetrës.
Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se i riu 34 vjeçar ka marrë tre goditje me thikë pas shpine nga daja i tij, si dhe një tjerët e cila i ka prekur veshkën. Menjëherë pas ngjarjes, i riu është dërguar në spital, ku ndodhet edhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale gjeti dhe sekuestrojë një thikë, si dhe bëri të mundur vënien në pranga të autorit.
Të afërmit dhe fqinjët
Lidhur me ngjarjen në fjalë, të pyetur për “Shqiptarja.com”, disa prej fqinjëve refuzojnë të flasin. Ndërkohë, një banor i lagjes u shpreh se të dyja familjet nuk kanë pasur konflikte të mëparshme me njëra-tjetrën dhe se janë habitur për ngjarjen e ndodhur. Po ashtu, të njëjtën gjë shpreh edhe një banore tjetër, e cila më tej shton se janë tronditur kur kanë dëgjuar të bërtiturat e Besnikut. Ndërsa, të afërm të këtij të fundit, shprehen se të dy këta persona kanë pasur konflikte të mëparshme, për të cilat nuk mendonin se mund të shkonin deri në këtë pikë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Prill 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com