TIRANË – Një sasi eksplozivi është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e kryetarit të komunës Dajt, Kujtim Qefalia, vëllai i deputetit socialist Xhemal Qefalia. Burimet policore konfirmuan për Shqiptarja.com se lënda eksplozive ishte vendosur në derën e shtëpisë së kryekomunarit dhe pas shpërthimit ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Në momentin e shpërthimit familjarët Qefalia kanë qenë në banesën e tyre, por nuk ka patur të lënduar. Policia thotë se deri më tani janë të paqarta arsyet e vendosjes së lëndës shpërthyese si edhe autorët e ngjarjes.
Sot, shërbimet e Komisaratit të Policisë Nr.4 Tiranë rreth orës 04.15’, morën njoftim se në banësën e shtetasit Kujtim Qefalia, me detyrë Kryetar i Komunës Dajt, është vendosr një sasi lënde ekspolizive.
Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Ekepertë më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialistë të Hetimit të Krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktualisht po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.
Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, po punojnë intesivisht për të sqaruar motivet dhe identifikuar e kapur autorët, ndërkohë që aktualisht janë shoqëruar dhe po pyeten në lidhje me ngjarjen disa persona.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com