Një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë plagosur kur makina në të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga për në Dajt, duke rënë në greminë. Aksidenti është shënuar mëngjesin e sotëm dhe policia thotë se makina ka rënë nga një lartësi 300 metra.

Ne aksident ka gjetur vdekjen shtetasi Ilir Gjoni dhe janë plagosur shtetasit Taf Cera dhe Blerim Dajti të cilët u dërguan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Terreni ku kishte rënë makina është shumë i vështirë prandaj u desh ndërhyrja e forcave “RENEA” për të nxjerrë të aksidentuarit nga gremina. Sipas policisë të aksidentuarit punonin një një lokal në maline  Dajtit. Ilir Gjoni ishte kuzhinier ndërsa Blerim Dajti punonte si roje. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

AKSIDENTI I DYTE
Aksidenti i dytë është shënuar rreth orës 06:00 pranë Gjykatës së Lartë. Një makinë tip Fiat me targa 270 -KS-918 është përplasur me një kamionçinë me targa Tr 2398 M. Për pasojë është plagosur drejtuesja e automjetit tip Fiat me targa me targa të Kosovës. E plagosura është dërguar në Spital Ushtarak.
(s.g/shqiptarja.com)