Dako-Blushit: Ti si Saliu, por
do ndëshkohesh me votë

Dako-Blushit: Ti si Saliu, por<br />do ndëshkohesh me votë
DURRES-Kryetari  i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i është përgjigjur akuzave të Kreut të LIBRA-s Ben Blushi, që ky i fundit bëri sot nga qyteti bregdetar.

Përmes një statusi në Facebook, Dako e cilëson Blushin një mashtrues firmato që është edhe më keq se Sali Berisha.Dako i kujton madje Blushit kohën kur ky i fundit kërkonte tendera në qytetin e Durrësit, e ndërsa sot bën akuza dhe moralistin.Sipas Dakos, të gjitha këto akuza vijnë prej faktit se Blushi nuk arriti të bëhej ministër, por shton se vota e 18 Qershorit do të gjykojë punën e secilit.

Statusi në Facebook:
O Blush qenke marre prape me mua sot me gjuhen e Sali Berishes! Po Saliu te pakten e ka nje taban e do s’e do. Kurse kjo puna jote ne gjuhen popullore quhet pune kuckash! Ti je nje kucke profesioniste me nje pamje prej mashtruesi firmato.

Po ti nuk mashtron dot asnje socialist se ata te njohin cfare malli je! Me vjen per te vjelle sa here flet se me kujtohet si me lepiheshe per te marre tendera! Apo nuk te kujtohet kur vije dhe me thoshe jepja tenderin X-it apo Y-it se rregullohemi bashke?! Ti je nje sekser i semure per leke qe ben sikur je shkrimtar! Kete se di vetem une po dhe te tjere qe edhe sot u rri neper dyer per te kap ndonje lek si sekser! Kjo politike prej kucke qe ti ke bere gjithmone eshte natyra jote e vertete. Prandaj s’te doli asnje dite e keqja qe s’u bere dot minister i Edi Rames. Ju qepe Edi Rames me gure ne traste dhe thoshe pa pike turpi po ne te tjeret ku do hame!!!

Mua me je qepur me gure ne traste qekur ta kam thene cope publikisht se ti je qesharak si Grida. Po ne fakt edhe Griden eshte gjynaf ta krahasosh me ty! Ti je nje kucke qe nuk e ke as shoqen as shokun. Megjithate jam shume i gezuar qe me ne fund do matesh me vote me mua. Shume shpejt do vije 18 qershori dhe do ta shohesh vete cfare respekti kane durrsaket per nje mashtrues firmato si puna jote!


dako blushi
Blushi: Do ketë tradhti, qeveria përgjysmohet brenda javës
Nga Durrësi, ku mori pjesë në një takim me strukturat e partisë, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi foli për ‘tradhti’ brenda brenda qeverisë si dhe mungesën e një tryezë politike që mund të thërritet nga vetë kreu i shtetit.

Kur ka kriza në Francë burrat ulen. Pse këta nuk ulen për ta zgjidhur krizën? Kërkojmë të ketë zgjedhje. Të ketë dialog për të pasur zgjedhje. Kërkojmë të ketë ndryshim në mënyrën se si numërohen votat. Kërkojmë të mos ketë deputetë kriminelë dhe banditë. Presidenti nuk thërret asnjë tryezë. Ka dhe dy muaj punë. Ai nuk e bën sepse është i njërës palë. Sot jemi në një pikë ku institucionet janë bllokuar. Në fund të kësaj jave mund të kemi gjysmën e qeverisë sepse gjysma mund të tradhtojë pjesën tjetër” –thotë Blushi.

“A ka një vend të Evrope që mban 25 vite një kasë politike? Votoni për PD do grabiteni. Për PS do abuzoheni. Për LSI shumë më shumë prona do tu merren. Shqipëri është shkatërrua nga çdo pasuri. Tani po sekuestron dhe të drejtën e votës. Nuk po shkojmë dot në zgjedhje. Kjo vjen për shkak të një konflikti të vjetër dhe të ricikluar mes dy forcave politike. Kemi qeveritë më të korruptuara. Në Shqipëri mund të mos ketë fare zgjedhje. E kanë falin dy partitë e vjetra sepse e vetmja gjë të bëjeni është që ndryshojnë vetëm karriget
” - tha Blushi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij