Dako - fermerët: 3 rezervuarë në
punë për vaditjen e tokave bujqësore

DURRËS - Kryebashkiaku Vangjush Dako zhvilloi sot një takim me fermerë të Romanatit dhe Bozanxhies të Rrubullit, zonat të cilat tashmë përfshihen në bashkinë e re të Durrësit. 

Dako pasi mori shqetësimet e fermerëve u shpreh se do të vihen në funksion të tre rezervuarët e zonës për të siguruar vaditjen e fermave si dhe infrastrukturë më të mirë për bujqësinë. Dako u siguroi fermerëve mbështetje nga bashkia për të nxitur shtimin e prodhimit bio dhe garantimin e tregut vendas. 

vangjush dako

Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se në Bashkinë e re të Durrësit do të ngrihet inspektoriati i arave që do të merret me inspektimin kryesisht të kanaleve vaditëse e kulluese që janë bllokuar nga individë të ndryshëm dhe ky inspektoriat do të marrë përsipër zhbllokimin e tyre. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio

Edison Ypi: Lutje të ftuarit në studio