Dako përuron 'Rrugën e Shqipeve'
në plazh:'I shërben turizmit familjar'

Dako përuron 'Rrugën e Shqipeve'<br />në plazh:'I shërben turizmit familjar'
DURRES - Një tjetër rrugë ka përfunduar së ndërtuari në zonën e plazhit të Durrësit në prag të sezonit turistik. Bëhet fjalë për"Rrugën e Shqipeve"e cila gjendet në Sektorin"Apolonia". Ajo lidh zonën e vijës së dytë të plazhit me rrugën kryesore dhe del në rërën e bregdetit. Më së shumti ajo do ti vijë në ndihmë banorëve të kësaj zone që ushtrojnë turizmin familjar.

Me këtë rast u organizua edhe një ceremoni në të cilën mori pjesë edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Në Fjalën e tij Dako tha: "Ju jeni dëshmitarë se si ka qenë kjo rrugë dhe se si është transformuar. Gjithashtu ju jeni dëshmitarë se si është transformuar e gjithë zona e plazhit".Kjo rrugë shtoi ai "do ti vijë në ndihmë jo vetëm kalimtarëve por do të jetë një ndihmë e madhe për biznesin familjar".

Për kryetarin e bashkisë së Durrësit,turizmi konsiderohet si një nga shtyllat më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Durrësit i cili do të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme.

Më pas kryetari i Bashkisë Vangjush Dako ju foli pjesmarrësve në ceremoni për projektet e tjera që kanë nisur dhe do të nisin së shpejti në këtë zonë.

Kanali i ujërave te zeza nga sektori Ilira deri te ura e Dajlanit ka nisur të mbulohet dhe mbi të do të ndërtohet një rrugë. Puna ka nisur falë një investimi të qeverisë shqiptare me vlerë 1 milion $.

Po me fondet e qeverisë do të ndërhyhet në rrugën kryesore për ta transformuar atë në një rrugë urbane duke e lidhur me akse vertikale që të çojnë në det. Dhe projekti tjetër mjaft i rëndësishëm është ai i sistemit të kanaleve të ujërave të zeza.

Më pas kreu i bashkisë së Durrësit inspektoi punimet për plugimin dhe dezinfektimin e rërës së plazhit.
Dako tha: "Pas fazës së parë të punimeve për largimin e leshterikut ka nisur faza e dytë e punimeve. Kjo fazë konsiston në plugimin e rërës dhe dezinfektimin e saj. Kjo masë konsiderohet si mjaft e rëndësishme për rritjen e cilësisë së turizmit në mënyrë që numri i tyre të rritet sa më shumë".

Këtë sezon janë marrë masa për të gjithë ata që do të marrin plazhe me qera duke i detyruar që të vendosin dushe dhe banjo falas për pushuesit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit