Dako prezanton resurset e Durrësit para
anëtarëve të Dhomave ekonomike turke e maqedonase

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako zhvilloi të mërkurën një takim me anëtarë të Dhomave ekonomike turke e maqedonase.

Në këtë takim kanë marrë pjesë anëtarët më të mëdhenj të kësaj ode që janë përfaqësues të disa prej kompanive më të rëndësishme që zhvillojnë aktivitetin në Maqedoni e Turqi.

Sipas burimeve zyrtare nga bashkia Durrës, gjatë takimit, palët kanë diskutuar mbi zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit ekonomik midis dhe nxitjen e investimeve edhe më të mëdha nga këto dy shtete në vendin tonë, e konkretisht në Durrës.  Kryebashkiaku Dako njohu të pranishmit me resurset e qytetit të Durrësit në turizëm, tregti dhe në fusha të tjera.

Përmirësimi i klimës së biznesit si dhe thithja e investimeve të huaja mbeten prioritetet më të rëndësishme të politikave të Bashkisë Durrës, si një parakusht për zhvillimin e sipërmarrjes, krijimin e një ambienti të lirë konkurrues, zgjerimin e tregut dhe rritjen e punësimit”, deklaroi Dako. 

Sipas tij, bashkia e Durrësit i ka krijuar lehtësi biznesit duke krijuar një ambient të përshtatshëm për zhvillimin e tij. ATSH


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon