Dako: Votë për PS e Ramën për të
bërë më shumë se u bë në 44 muaj
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë, Vangjush Dako, së bashku me kandidatët për deputetë, Klodjana Spahiu dhe Jurgis Çyrbja, zhvilluan një takim me banorët e zonës së Xhafzotaj, njësia administrative Rrashbull.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë, Vangjush Dako, së bashku me kandidatët për deputetë, Klodjana Spahiu dhe Jurgis Çyrbja, zhvilluan një takim me banorët e zonës së Xhafzotaj, njësia administrative Rrashbull.
Në fjalën e tij, Dako kërkoi mbështetjen e banorëve për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për të bërë akoma dhe më tepër sesa u bë në këto 44 muaj qeverisës.
"Na duhet një mandat që të vazhdojmë të bëjmë përsëri, jo vetëm kaq sa kemi bërë, por shumë e shumë më tepër, për të bërë Shqipërinë që duam, me më shumë shtet, me më shumë punësim, me më shumë mirëqenie për familjet tona”, u shpreh Dako.
Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se Qeveria Rama, në këto katër vite, ka qenë një mbështetëse e madhe për Bashkinë e Durrësit e cila ka përfituar fonde dhe financime aq sa nuk kishte përfituar në 25 vite të marra së bashku.
“Fitorja e Edi Ramës është një mbështetje e madhe edhe për Bashkinë e Durrësit. Kemi katër vite që kemi punuar me këtë qeveri dhe kemi përfituar fonde dhe financime sa nuk kishte përfituar Bashkia për 25 vite të marra së bashku. Investime kudo në Durrës por të gjitha këto bëhen vetëm me mbështetjen e Edi Ramës i cili ka një vizion për të mbështetur pushtetin vendor i cili është më pranë shërbimit të qytetarëve”, theksoi Dako.
Ndërkohë, kandidatja Spahiu u shpreh se fitorja e Partisë Socialiste në 25 Qershor jo vetëm që është e sigurtë por do të sigurojë më shumë se 71 mandate.
“Fitorja e 25 Qershorit jo vetëm është e sigurtë por do të marrim më shumë sesa 71 mandate dhe për këtë jam e bindur që Xhafzotaj, Rrashbulli dhe kudo në këtë zonë do të votojnë Partinë Socialiste, do të votojnë Edi Ramën, sepse ju e keni parë, e keni provuar se çfarë ka ndodhur në këto 44 muaj por mbi të gjitha keni parë dhe keni provuar sesa punë po bëhet në këtë zonë”, deklaroi Spahiu.
Ndërsa kandidati Çyrbja siguroi banorët se “
do jem fryma juaj, zëri juaj në parlament dhe do jem mbështetja juaj për çdo reformë që do jetë në të drejtën tuaj. Partia Socialiste ka bërë shumë por akoma ka shumë për të bërë. Që të bëjmë këto reforma dhe të përfundojmë ato reforma që janë nisur është e nevojshme mbështetja juaj dhe vota juaj në 25 Qershor”. Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
36.5%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 5901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve
29 Korrik, 23:01
-
Detaje të reja/ Do shpërthente tragetin konkurrent ‘Finikas Lines’ të linjës Sarandë - Korfuz, SMS-ja 'Welcome to Greece” i mori jetën biznesmenit Nelaj
29 Korrik, 22:58
-
Kafe, cigare dhe limonadë - liberalë e konservatorë 100 vjet më parë!
29 Korrik, 22:48
-
Grupi rus Wagner pëson humbje të mëdha në Sahel të Afrikës
29 Korrik, 22:34
-
Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës
29 Korrik, 22:26
-
Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë
29 Korrik, 22:11
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Të shtëna me armë në një park në New York, vriten 2 gra dhe plagosen 5 të tjerë
29 Korrik, 21:48
-
Trafikoi qindra njerëz drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg 24- vjeçari shqiptar! Bashkëpunëtor i rrjetit iranian
29 Korrik, 21:13
-
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani
29 Korrik, 21:08
-
Mero Baze: Kongresi përballë socialistëve indiferentë dhe demokratëve si tifozë të zjarrtë të tij
29 Korrik, 21:05
-
Merr fund ëndrra e boksieres nga Kosova, Donjeta Sadikut për medalje në Paris 2024
29 Korrik, 20:57