Ish-kryeministri Sali Berisha ka komnetuar para nisjes së Kuvendit dakordësinë mes opozitës dhe maxhorancës për të miratuar një rezolutë të përbashkët që dënon sulmin në veri të Kosovës. Berisha dha se kjo është arritje e madhe kombëtare dhe që është e rëndësishme se sot deputetët do të votojnë mbështetjen e plotë për rezolutën e Parlamentit të Kosovës.
"Për interesat e kombit shqiptar, që nga viti 2013 gjer më sot, ne kemi qenë në pozita të kundërta në qëndrimin ndaj Kosovës me PS-në dhe Edi Ramën dhe kjo është shumë e njohur. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, mendoj unë se duhet të ndërtohen së pari në parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e brendshme. Sado që jemi vëllezër, nuk jemi një shtet dual, jemi dy shtete të pavarura. Dhe në këtë kontekst, respektimi i vullnetit të zgjedhësve në dy shtetet, është kusht themelor se është respektim i sovranitetit.
Kjo nuk ka ndodhur në këto 10 vite, të mos hyj këtu për të listuar të gjitha aktet. Mendoj se konsensusi shënon një arritje të madhe kombëtare. Se u ra dakord të mbështetej plotësisht rezoluta e Kosovës. Këtë prisnin shqiptarët e Kosovës nga parlamenti i Shqipërisë, priste çdo shqiptar që e do këtë vend. Plus dy rekomandime të tjera. Tani mund të thoni ju se çfarë ndodhi? Aq sa mund ta merrni vesh se çfarë ndodhi me Ballkanin e Hapur, me promotorin e tij, mund të merret vesh. Po për ne, rëndësi ka që deputetët sot do të votojnë mbështetjen e plotë për rezolutën e Parlamentit të Kosovës dhe ky është një akt shumë i rëndësishëm në një moment shumë të rëndësishëm", tha Berisha.
Draft rezoluta për Kosovën
Lajmi kryesor: