Mesazhi i demokratëve për Bashën, largojnë Jamarbër Malltezin dhëndrin e Berishës, Çlirim Gjatën që dështoi në zgjedhje, Shehun, Mziun dhe Klevis Balliun! Emrat e Kryesisë së re, pa kritikë

TIRANË- Mbledhja e djeshme e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, nuk ishte vetëm një proces i zakonshëm i votimit të ekipit të ri të PD-së, por demokratët i përçuan një mesazh të fortë kryetarit, Lulzim Basha.  Në një kohë që SHBA-ja është e prerë në kërkesën e saj që Sali Berisha 'Non Grata' të mos jetë më përfaqësues i popullit në Kuvend, pasi e cilëson si minues të demokracisë,  demokratët kanë dhënë sinjale për spastrimin nga radhët e tyre të emrave të lidhur ngushtë me korrupsionin, duke e nisur nga "dhëndri i partisë", Jamarbër Malltezi. Ky i fundit ishte pjesë e emrave të propozuar nga Lulzim Basha për Kryesinë e re, por 450 anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së nuk e kanë votuar, duke e lënë Malltezin, jashtë çdo organi vendimmarrës së PD-së. Ky mesazh vjen vetëm pak ditë përpara se të nis sesioni i ri parlamentar e teksa Berisha i ka dalë hapur kundër SHBA-së duke thënë se do të rikthehet në Kuvend, Basha hesht!

Mbetet i papunë edhe Çlirim Gjata, ish-përgjegjësi për Drejtësinë në PD, i famshëm për kallëzimet e tij pa prova në SPAK dhe për paditë për shpifje, sesa për kontributin e tij politik dhe zgjedhor. Në zgjedhjet e 25 prillit ku kandidonte për deputet në Tiranë, Gjata mori vetëm 449 vota duke treguar qartë se demokratët nuk e mbështesin figurën e tij. E turpshme dhe e njohur nga të gjithë përpjekja e tij për t’u fshehur ndaj gjykatësve të Tiranës për një proces ku ishte i paditur: për t’i shpëtuar gjykimit urdhëronte rojet në PD të deklaronin se nuk e njihnin.

Këshilli Kombëtar i PD-së ka vendosur të largojë me votë nga Kryesia dhe kupola e PD-së edhe deputetin Xhelal Mziun, të cilit Basha i besoi drejtimin e fushatës zgjedhore në Dibër. Refuzimi i Mziut është një tjetër mesazh për Lulzim Bashën. Mziu mori minimumin e votave edhe gjatë votimit të kandidatëve për deputetë në bazën e PD-së. Megjithatë, Basha vijon ta promovojë kundër vullnetit të demokratëve.

Nuk ka marrë votat nevojshme për t’u bërë pjesë e Kryesisë së PD-së edhe deputeti Tritan Shehu. Ky i fundit u përjashtua edhe nga listat e kandidatëve për deputetë nga ‘Komisioni Nishani’, por Basha e vendosi në krye të listës në Gjirokastër.

Këshilli Kombëtar i PD ka refuzuar me votë edhe Klevis Balliun. Ky është mesazhi i dytë që demokratët i japin Lulzim Bashës. Balliu u refuzua me votë edhe si kandidat për deputet nga baza e Partisë Demokratike disa muaj më parë. Nuk janë votuar për t’u bërë pjesë e Kryesisë së PD-së edhe Bardh Spahia dhe Helidon Bushati, ndonëse kanë qenë pjesë aktive e aksioneve të opozitës.  

Jashtë strukturave drejtuese të PD-së mbetën edhe kritikët e kryedemokratit, si Bujar Nishani, Edith Harxhi, Agron Shehaj apo Fatbardh Kadillin, me këtë të fundit që ishte i vetmi emër që Basha e kishte futur në listën e kandidatëve për pozicione në struktura drejtuese.

Kryesia e re do të jetë e përbërë nga 15 anëtarë të rinj, 10 burra dhe 5 gra, një detaj që Basha e evidentoi për të treguar fuqinë e gruas në parti në ndryshim nga e kaluara, teksa këtij organi i janë shtuar edhe Sekretarët e partisë, kryetari i Këshillit Kombëtar që nga dje është Edi Paloka, kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, Flutura Açka si Kryetar I Komisionit Të Apelimit, Integritetit Dhe Etikës dhe nënkryetarët.

Report TV ka siguruar listën e plotë, ku më i votuari ka qenë Gerti Bogdani.

15 emrat e Kryesisë së re të PD
Agron Gjekmarkaj
Aldo Bumci
Dhurata Tyli (Çupi)
Ervin Salianji
Fitim Zekthi
Flamur Noka
Gent Strazimiri
Gert Bogdani
Juela Hamati
Kreshnik Çollaku
Lindita Metaliaj
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Taulanda Jupi
Tomor Alizoti

Ditën e djeshme, Lulzim Basha zgjodhi ekipin e tij të ri, të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit. 450 anëtarët “iu bindën” kryetarit të tyre, duke votuar në bllok emrat e propozuar nga Basha. Kështu përballë socialistëve në Kuvend do të ulet si kryetar i grupit parlamentar Alfred Rrushaj, një nga “të besuarit” që Basha zgjodhi që ta shpërblente për punën e bërë si drejtues i fushatës elektorale në 25 prill. Rrushaj do të ketë nën “urdhrat e tij”, dy nënkryetarët e rinj, Ervin Salianji dhe Luçiano Boçin. Edhe Gazment Bardhit, një nga “ideatorët” e grupit të armatosur të PD-së që vrau Pjerin Xhuvanin në Elbasan, kryedemokrati e konfirmoi në detyrë edhe për 4 vite të ardhshme. Nga 2 nënkryetarë që ka pasur PD-ja, Basha e ka zgjeruar në 4, duke mos lënë “të pakënaqur” brenda radhëve të demokratëve. Në këto poste janë caktuar Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj dhe 2 gra, Jorida Tabaku dhe Grida Duma. Elementi femër është shtuar në ekipin drejtues të Bashës, krahasuar me të kaluarat. Ndërkohë, në selinë blu është shtuar edhe numri i sekretariateve, nga 4 në 11 të tilla. Bujar Nishanin, kritikun “nr 1” të tij, e zëvendësoi në krye të Këshillit Kombëtar me Edi Palokën.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
LISTA e emrave të ekipit të re të Lulzim Bashës

Demokratët gjatë votimit të tyre kanë dhënë mesazhe të forta për Lulzim Bashën duke i lënë jashtë emra që deri dje ishin zërat mediatikë të PD për çështjet e ndryshme.  Jashtë kryesisë së re të PD ka mbetur Jamarbër Malltezi, çlirim Gjata, Xhelal Mziu, Tritan Shehu etj duke dhënë një mesazh i qartë nga demokratët për spastrimin në radhët e tyre.Gjithashtu janë miratuar edhe kryetarët e komisioneve dhe sekretariateve.

Ja lista e plotë e ekipit të ri të Lulzim Bashës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD
Alfred Rrushaj
Nënkryetarë të grupit parlamentar të PD
Ervin Salianji
Luçiano Boçi
Sekretari i Grupit Parlamentar
Arbi Agalliu
Nënkryetar të Partisë (Ishin 2, u bën 4)
Alfred Rrushaj
Enkelejd Alibeaj
Jorida Tabaku
Grida Duma
Sekretar I Përgjithshëm
Gazment Bardhi
Kryetar I Këshillit Kombëtar Të Partisë Demokratike
Edi Paloka
Kryetar I Komisionit Të Apelimit, Integritetit Dhe Etikës
Flutura Açka
Kryetar I Komisionit Zgjedhor
Jemin Gjana

Sekretariati ekzekutiv i partisë
Sekretar Organizativ — Ervin Minarolli
Sekretar Burimeve Njerëzore— Arta Sakja
Sekretar Për Emigracionin Dhe Diasporën —Belind Këlliçi
Sekretar Për Pronarët Dhe Ceshtjen E Pronave- Ledina Mandia
Sekretar Për Klimën E Biznesit – Flamur Hoxha
Sekretare Për Të Përndjekurit Politik- Jonila Godole
Sekretar Për Çështjet Ligjore Dhe Zgjedhore- Ivi Kaso
Sekretar Për Marrëdhëniet Me Publikun – Greta Bardeli
Sekretar I Koordinimit Elektoral – Taulant Zeneli
Sekretar Për Organizatat Partnere – Orjela Nebiaj
Sekretar Për Organizimin Dixhital – Endri Hasa

Komisionet Parlamentare
Komisioni për Integrimin Europian
Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme
Tomorr Alizoti
Zëdhënësi i Grupit
Orjola Pampuri

15 emrat e Kryesisë së re të PD

Agron Gjekmarkaj

Aldo Bumci

Dhurata Tyli (Çupi)

Ervin Salianji

Fitim Zekthi

Flamur Noka

Gent Strazimiri

Gert Bogdani

Juela Hamati

Kreshnik Çollaku

Lindita Metaliaj

Oerd Bylykbashi

Orjola Pampuri

Taulanda Jupi

Tomor Alizoti

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 01/09/2021 08:06

    Balliu plak,Balliu i ri;Nje urreti popullore thot:"Benum baba se t'gas".

    Përgjigju
  • KAUSH KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 31/08/2021 16:15

    Lyl me kto emra që ke zgjedhur në pushtet ti s'vjen kur mor burec se burr sje kurr. Ti po të jesh burr i vërtet hap krhun e jep dorheqjen. Që të vi një njeri i zoti e me kultur o luli turr. Po ti burr sbohesh kurr e parzia demokratike me ty s'vjen kur në pushtet fatkeqsi.

    Përgjigju
  • Lymi: 31/08/2021 10:22

    Po ky idiot,me 30% pjesemarrje te femres ne ekipin drejtues,mendon qe ka bere “emancipimin” e partise ? Pse jo gjysma ? Lymi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë