"Trëndafili i bardhë Geraldinë" është ekspozita fotografike e çelur sonte në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë ka në qendër jetën edhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë, Mbretëreshës së Shqiptarëve. Në vitin 1937, kontesha Geraldina Apponyi, e cila njihej si "Trëndafil i bardhë" vjen më Tiranë edhe vendoset në Pallatin Mbretëror.
Titulli i ekspozitës “Trëndafili i Bardhë” është huazuar nga një episod nga jeta e Geraldinës në moshë të re. Në fillim të viteve 1920, qyteti piktoresk hungarez i Zebegény e magjepste teton e dashur të Geraldinës, Franciska Apponyi (Fanny) në një masë aq të madhe që jo vetëm që u vendos aty, por edhe bleu rreth një dyzinë të shtëpive të atij qyteti. Ajo i përdori këto shtëpi si kampe për të pritur fëmijë gjatë pushimeve verore. Vitet në vazhdim sollën punë serioze edukative në këto shtëpi të Lulediellit (të quajtura kështu prej lules së preferuar të Konteshës) që fituan respekt dhe dashuri nga vendasit.
Fanny themeloi virtualisht një republikë për fëmijë, që së shpejti i përfshiu të afërmit dhe miqtë e saj. Kjo solli themelimin Virág Egylet Zebegény (V E Z, Shoqata e Luleve Zebegény), ku Geraldina e re ishte anëtare. Çdo qytetar i “republikës” mori emrin e një luleje ose të një kafshe. Konteshë Fanny, mori emrin “Luledielli” si presidente e republikës së fëmijëve, ndërsa Geraldina, me pseudonimin e saj të njohur Konteshë Gerry (Zseri në Hungarisht) u quajt “Trëndafili i Bardhë”.
Gjatë çeljes së ekspozitës Princ Leka u shpreh "U jam shumë mirënjohës, gjyshja ime ka mbajt gjithmonë Hungarinë edhe Shqipërinë në zemër gjatë ekzilit. Me gjithë jetën e vështirë që pati ajo diti që gjërat ti trajtonte me dashuri. Shpesh ndodh që historia më shumë na përçan se na bashkon, por është një vlerë për kombin kur kemi figura të tilla, për këtë jam shumë krenar" tha ai. Ekspozita vjen si bashkëpunim i Muzeut Kombëtar të Hungarisë dhe Ambasadës së Hungarisë në Tiranë, ndërsa të pranishëm ishin shumë personalitete dhe politikanë, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha.
Ora 20:51
Dalin fotografitë e rralla të Mbretëreshës Geraldinë, Princi: Gjyshja, gjithmonë ju ka pasur në zemër
Dasma e mbretit Ahmet Zogi
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Ahmet Zogu me mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Ceremonia e ekspozitës për mbretëreshën Geraldinë
Ceremonia e ekspozitës për mbretëreshën Geraldinë
Ceremonia e ekspozitës për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
Foto nga ekspozita për mbretëreshën Geraldinë
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.1%
-
Jo
24.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 384
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lind foshnja 5,1 kilogram në 'Mbretëresha Geraldinë' (VIDEO)
10 Nëntor 2024, 11:52
-
Sot në Report TV/ Mbretëresha Geraldinë dhe ëndrra profetike e realizuar e Mbretit Ahmet Zogu! Murat Basha në Esencë
27 Tetor 2024, 21:48
-
Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'
19 Prill 2024, 16:45
-
Emocionuese/ 20 foshnje kanë ardhur në jetë në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë' gjatë orëve të fundit
16 Dhjetor 2023, 18:11
-
I porsalinduri që u braktis nga nëna ndërroi jetë, Asllani: Në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ kemi 3 raste të braktisjes! Sociologu: Duhet ndryshuar korniza morale e shoqërisë
9 Nëntor 2023, 14:55
-
Vijnë në jetë trinjakët në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, gëzojnë shëndet të plotë
13 Tetor 2023, 11:51
-
‘Kur u takuan për herë të parë, Nëna Terezë i tha Mbretëreshës Geraldinë, se…’/ Historia e panjohur e takimit në 1960-ën e dy grave shqiptare
15 Mars 2023, 07:34
-
Meta kujton datëlindjen e mbretëreshës Geraldinë jep mesazhin e saj të 20 viteve më parë: Besoj se me paqe dhe dashuri do ta çojmë përpara atdheun
9 Gusht 2022, 10:42
-
Le Figaro (1950)/ Intervista me mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë në Aleksandri: Nostalgjia për Shqipërinë, djali Leka, komunizmi dhe rreziku rus
19 Shkurt 2022, 21:07
-
Meta kërkesë Kuvendit për krijimin e dekoratës 'Mbretëresha Geraldinë': Do t’i dedikohet grave shqiptare e të huaja, që promovojnë vendin tonë
3 Shkurt 2022, 12:54
-
Përurohet statuja e “Mbretëreshës Geraldinë” te Bulevardi “Zogu I”, Veliaj: Raporti mes Shqipërisë dhe Hungarisë, special! Princ Leka: U përmbush një amanet që vjen nga historia
1 Shkurt 2022, 14:06
-
Aiden dhe Akid, vijnë në jetë vogëlushët e parë për Vitin e Ri 2022! Rama: Paçin këmbën e mbarë! Ministrja e Shëndetësisë: Do të jetë viti i fëmijëve
1 Janar 2022, 00:22