Dalin imazhet e para të nëndetëses 'Titan' që shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut

Dalin imazhet e para të nëndetëses 'Titan' që shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut

Titan

Për herë të parë kanë dalë disa imazhe të nëndetëses ‘Titan’ që shpërtheu 487 metra larg rrënojave të Titanikut duke shkaktuar vdekjen e 5 personave.

Mbetjet metalike nga nëndetësoja janë nxjerrë në sipërfaqe nga anija Horizon Arctic në St John’s, Kanada.

Një operacion i madh kërkimi nisi javën e kaluar kur humbën gjurmët e nëndetëses që ishte nisur me 5 persona në bord për të eksploruar rrënojat e Titanikut. Të pesë personat në bordin e anijes vdiqën më 18 qershor pasi ajo shpërtheu rreth 90 minuta në një zhytje për të parë anijen Titanic që u mbyt në vitin 1912, e cila ndodhet në një thellësi prej 3,800 m në Atlantikun verior.

Roja bregdetare amerikane njoftoi se ishin gjetur mbetje të nëndetëses në fund të oqeanit. Autoritetet thanë se të pesë personat në bordin e saj kishin humbur jetën pas një shpërthimi të brendshëm por ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e nëndetëses.

Në bordin e nëndetëses ishin, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar. Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai ishte administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu ishte në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Mbërrin në Izrael Blinken, ja çfarë pritet të diskutojë me Netanyahun

Mbërrin në Izrael Blinken, ja çfarë pritet të diskutojë me Netanyahun