Dy automjete kanë dalë jashtë rruge në autostradën FierVlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz i ka prerë rrugën një automjeti tjetër tip Passat, duke bërë që të dy mjetet të humbasin kontrollin dhe të dalin jashtë korsisë.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të lehta, ndërsa personat e përfshirë janë dërguar në spitalin e Vlorës për kontroll mjekësor.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.