Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e tjera filmike të një të riu, i veshur sportiv, i cili hyn pranë pallatit ku banonte ish-drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku. Është ora 18:53 minuta e datës 8 prill kur vrasësi që dyshohet se qëlloi ndaj Artan Cukut hyn në pallat. Ai ka pritur aty rreth 1 orë e 20 minuta derisa të kalonte ish-drejtori i Policisë Vlorë, ku qëlloi ndaj tij pesë herë, 3 herë në trup dhe 2 herë në kokë. Siç mund të dallohet edha nga kjo video personi i cili ka kryer vrasjen e mban gjatë gjithë kohës kokën ulur. Ai e ka studiuar zonën pasi sikur mund të shihet, përpiqet të mos e ngrejë kokën, ndërkohë që kapelia e bardhë i mbulon fytyrën. Shkallët që ngjit autori janë pranë pallatit ku jetonte Artan Cuku, ndërkohë që shihet në një moment që të kapërcejë hekurat për të kaluar në anën tjetër të pallatit, në mënyrë që të mos kapet nga kamerat e sigurisë. Policia ende nuk ka arritur ta identifikojë këtë person dhe për këtë arsye u ka kërkuar ndihmë qytetarëve për të identifikuar atë, dukë vënë një shpërblim prej 10 milionë lekë të reja.
Vrasës me pagesë
Edhe në këtë video dallohet qartë se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë, i cili ka menduar që ti fshihet kamerave të sigurisë. Veshja e tij sportive, me tuta, xhaketë blu dhe me kapele, ka bërë që të mos krijojë përshtypje tek banorët e pallatit. Nga kjo video dallohet gjithashtu që autori i dyshuar për vrasjen e Cukut, e mban gjatë gjithë kohës dorën e majtë në xhep dhe dyshohet se ka fshehur njërën prej armëve të krimit. Në të dyja video e publikuar nga Policia, autori i dyshuar për vrasjen e Cukut përpiqet që ti fshihet kamerave të sigurisë. Ish-komisari Artan Cuku u vra mbrëmjen e datës 8 prill dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë. Policia po heton në disa pista, mes tyre edhe vrasjen për shkak të detyrave që ka patur ish-komisari, hakmarrje por dyshohet gjithashtu se vrasja mund të ketë lidhje edhe me një konflikt për kromin, pasi Artan Cuku punonte në një kompani private që ruante një minierë në Bulqizë. Dyshohet se ky person ka patur edhe një bashkëpuntor të dytë, i cili e ka ndihmuar atë dhe që më pas është larguar me biçikletë, por edhe në këtë rast Policia nuk ka arritur ta identifikojë atë.
Për sigurinë e kromit
Vrasja e ish-drejtuesit të lartë të policisë së Shtetit Artan Cuku,ka bërë që anëtarë të grupit hetimor të verifikojnë edhe në një pistë tjetër, siç është ajo e mbrojtjes së kromit në Bulqizë, nga disa shoqëri private sigurimi. Një nga këto shoqëri ka qënë dhe kompania që administrohej nga Artan Cuku, “International Security Albania”, ku Cuku kishte hyrë në Bulqizë, duke mbrojtur interesat ekonomike të një kompanie të njohur që merret me tregtinë e Kromit në këtë vend. Me sa duket konkurenca mund të jetë bërë një ndër shkaqet për eleminimin fizik të Artan Cukut, eleminim të cilin ka shumë gjasa që e kanë kërkuar kundërshtarët e tij, në biznesin e policive private. Në këtë drejtim policia po punon intesivisht, ku gjatë kësaj kohe janë marrë në pyetje dhjetëra persona. Në pyetje janë marrë dhe disa efektivë të policisë private që shërbejnë në Bulqizë, për llogari të kompanisë “International Security Albania”. Policët privatë kanë treguar disa nga konfliktet që kanë pasur në zonën e Bulqizës për mbrojtjen e kromit, konflikte këto që i kanë treguar me detaje për llogari të anëtarëve të grupit hetimor pranë policisë së Tiranës. Të gjitha këto konflikte janë duke u analizuar në bashkëpunim edhe me prokurorët e Krimeve të Rënda.
/Shqiptarja.com

VIDEO