Dalin prova te reja? Ylli i rock-ut, Kurt Cobain u vra

Gazetari investigativ Ian Halperi nuk heq dorë nga bindja e tij, që ylli i rrokut Kurt Cobain është vrarë.  Autori i pretendimeve i kërkon bashkëshortes së solistit, Courtney Love të bëjë testin e detektorit të gënjeshtrës, sipas ”The Sun”. Cobain është vrarë, sipas këtij krijuesi dokumentarësh të vlerësuar me çmime, i cili po i ofron së vesë të yllit të rock-ut, Courtney Love, një shans pas vitesh spekulimesh për vdekjen e Kurtit.  Gazetari investigativ, i cili ka hetuar vetëvrasjen e Cobain që nga mesi i viteve 1990, thotë se ai ka zbuluar prova të reja që drejtuesi i Nirvana-s u vra në vend të kësaj.

Cobain, i cili kishte qenë përdorues heroine, u gjet i vdekur në një dhomë në shtëpinë e tij në lagjen ”Lake Ëashington” të Seattle më 8 prill 1994.

Ai po shtrëngonte pushkën e gjahut që e kishte vrarë, plumbi i kishte goditur kokën nga goja. Pavarësisht se mjeku dhe Departamenti i Policisë së Seattle e deklaruan vdekjen një vetëvrasje, teoritë se “Love” mund të ketë luajtur një rol në vdekjen e Cobain.

Në një intervistë ekskluzive për ”The US Sun”, Halperin tha se në Librin e tij “Vrasja e Cobain” tregon pa u lëkundur se policia e kishte gabim 1 000% dhe ajo ishte një vrasje”. “Vendimi duhet të ndryshojë nga vetëvrasje në vrasje”, thekson ai. “Dhe e gjithë kjo mbështetet në provat mjeko-ligjore patologjike, prova të reja që kam nxjerrë. Unë nuk po akuzoj askënd për vrasje”, tha ai.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej