Dalin rezultatet për kandidatet
femra për shkollën e policisë

Dalin rezultatet për kandidatet<br />femra për shkollën e policisë
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka publikuar rezultatet e testimeve të mbajtura nga kandidatet femra për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Në përfundim të fazave të testimit me shkrim, testimit fizik dhe intervistës me gojë të kandidateve femra që kanë aplikuar për të ndjekur Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, mbështetur në pikët e grumbulluara prej tyre gjatë të gjitha fazave të konkurrimit, rezultuan fituese 186 aplikante.

Kandidatet fituese tashmë do jenë në listë pritjeje për të vazhduar Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” në momentin që do të ketë vende të lira, ndërkohë që për datën e zhvillimit të kontrollit mjekësor dhe procesit të verifikimit të të dhënave të kandidates, do të njoftohen në ditët në vijim. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar