Dalin shifrat e projekt-buxhetit 2016
+ 5 % të ardhura, -1 % shpenzime
Vendimi/Ndryshime në minutë të fundit

Kanë dalë shifrat e para lidhur me projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm. Projekti ka kaluar mbrëmjen e së mërkurës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Treguesit kryesorë të këtij projektbuxheti janë si më poshtë:
 
Të ardhurat     418 miliardë lekë,
 
Shpenzimet 452 miliardë lekë
 
Deficiti buxhetor 34 miliardë lekë
 
Burime nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur se ky draft ka marrë “bekimin” nga FMN, misioni i të cilit u largua këtë javë nga Tirana.
 
Nga analiza e shifrave, del se në të ardhurat parashikohet një rritje në masën 5%, nga 398 miliardë lekë të planifikuara për t’u grumbulluar këtë vit. Por, shpenzimet parashikohen në ulje 1%, për të konsoliduar më tej bilancin buxhetor. Si rezultat, deficiti buxhetor pritet të ulet me 40 për qind. Këtë vit vendi kalon në suficit primar duke marrë një borxh të ri vetëm 34 miliardë lekë nga 58 miliardë lekë që janë planifikuar këtë vit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq