Dalipi: Lul Basha përuroi
sportelet e Edi Ramës

Dalipi: Lul Basha përuroi<br />sportelet e Edi Ramës
Kreu i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi akuzon Lulzim Bashën se po mashtron qytetarët duke mos mbajtur asnjë premtim dhe duke ndjekur një politikë klienteliste. Në një intervistë për AMA-Neës, Dalipi tha se Bashkia e Tiranës në kohën e drejtuar nga Edi Rama ka pasur një infrastrukturë moderne të kompjuterizuar në shërbim të biznesit në Tiranë, dhe inaugurimi i One Stop Shop që bëri Basha nuk është gjë tjetër vetëm një mashtrim. Me tej, Dalipi thotë se Basha në krye të bashkisë po ndjek një politikë klienteliste, duke u kthyer favoret bizneseve që e ndihmuan të vidhte zgjedhjet në Tiranë.

Zoti Basha sot tha se përurohet qendra e licensimit "One Stop Shop" cili është qëndrimi juaj?
Basha përsëri nuk tha të vërtetën, administrata e mëparshme e bashkisë e drejtuar nga zoti Rama ka patur një infrastrukturë moderne të kompjuterizuar në shërbim të biznesit në Tiranë. Projekti që Basha deklaron është i inauguruar kohë më parë nga bashkia dhe nuk ishte thjesht qendër me një ndalesë ose "One stop shop" që ishte përfshirë, por shumë më e zgjeruar se kaq, emërtohej "Qendra e Zhvillimit të Biznesit në Kryeqytet". Një projekt i jashtëzakonshëm që kishte synim zgjerimin dhe nxitjen e biznesit, informacion për zonat ku interesi për ushtrim të aktivitetit është i favorshëm, etj duke u bërë kështu projekti i parë vendor në Shqipëri i këtij lloji, duke i krijuar biznesit lehtësi dhe mundësi të vërteta për zhvillim.

Por kreu i bashkisë foli se kjo është me interes në veçanti për lejet e ndërtimit?
Ai nuk sheh problemet e qytetarëve ku i ndëshkon në mënyrë të padrejtë me fatura ku taksa e pastrimit u vendoset në mënyrë të paligjshme edhe shtresave më në nevojë dhe ato të varfra. Problemi i tij janë vetëm lejet e ndërtimit dhe në çdo dalje flet vetëm për to. A është ky problemi i madh i Tiranës apo ka një lidhje me ndonjë zyrë shërbimesh apo avokatie shumë pranë godinës së kryetarit të bashkisë që do merret me administrimin e këtij procesi i cili u bllokua nga qeveria e tij politikisht për disa vite? Le t'ia u thotë këtë qytetarëve mos përdor si fasade individë të cilët nga dëshpërimi i falimentimit financiar të biznesit të ndërtimit gjejnë strehë pas krahëve të kryetarit të emëruar të bashkisë.

Cilat janë sipas jush problemet e biznesit në Tiranë?
Kemi ankesa nga biznesi i vogël në veçanti për gjoba dhe ndëshkime selektive që rrjedhimisht janë korruptive. Punonjësit e emëruar së fundi si shpërblim të zgjedhjeve të manipuluara nuk ndalen duke vënë nën presion biznesin. E keni parë vetëm në zonën e bllokut një ambient shërbimi dhe leximi pronë e një gazete të njohur në vend ju sekuestrua gjithë infrastruktura nën presion ndërsa përballë një biznes tjetër vazhdonte i qetë aktivitetin nën mbrojtjen e policisë së Bashës. Kjo ndodh kudo në Tiranë por përmasat janë tashmë shumë shqetësuese, ndërsa kryetari me taksat e të gjithë qytetarëve vazhdon shëtitjet jo zyrtare nëpër kryeqytete jashtë vendit pa u shqetësuar për zërin e qytetarëve. Ai ka axhendën e tij qartësisht politiko-klienteliste dhe nuk ndalet në hipokrizinë e tij ndaj qytetarëve.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin