TIRANE- “Këshilli Bashkiak është institucion i pavarur kushtetues, nuk ka asnjë të drejtë ligjore dhe institucionale Basha mbi stafin e KB!” Kështu ka shkruar në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, i zgjedhur me votë nga shumica, pas shkarkimeve dhe emërimeve më të fundit në radhët e këtij Këshilli.
Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë, kur dyerve të Këshillit Bashkiak u ishin ndërruar bravat dhe çelësat, Dalipi thotë se “Luli mos ngatërrojë specialistët e KB me bravat dhe çelësat që i ndërroi natën. Nuk është kjo formë që nderon Bashkinë. Veprime antieuropiane!”
Këto deklarata të Dalipit vijnë pas shkarkimeve në stafin e Këshillit Bashkiak, duke theksuar se “nuk do t’i njohin këto vendime, pasi janë kundër ligjit”.
Ndërkohë që shton se “Presioni dhe shkarkimet e stafit të KB pas kryerjes se procedurave të mbledhjes së këshillit që shkarkoi Kosovrastin. Presioni tregon panik!”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com