Dalja e Britanisë, Merkel: Vendet e
BE s’duhet të tregohen të nxitura

Dalja e Britanisë, Merkel: Vendet e<br />BE s’duhet të tregohen të nxitura
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar mesditën e së enjtes pas nxjerrjes së rezultateve të referendumit në Britaninë e Madhe për daljen nga Euro, ku ka thënë se, vendet e Bashkimit Europian nuk duhet të tregohen të nxituara.

Merkel ka shtuar se, largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian ëhstë një vendim i vështirë për t’u imagjinuar, ndërkohë që ka theksuar se duhet bërë një analizë e thelluar dhe duhen marrë vendimet e duhura.
 
Sa i takon Bashkimit Europian, pas këtij vendimi, Merkel ka theksuar domosdoshmërinë për qëndrimin në mënyrë të bashkuar me të njëjtat vlera.

Duhet të bëjmë një analizë dhe të marrim vendimet e duhura. BE duhet të qëndrojë e bashkuar dhe ne do të vazhdojmë me të njëjtat vlera. Vendet e BE-së nuk duhet të tregohen të nxituara, ndonëse ky është një vendim i vështirë. Britania do të ketë përgjegjësi të plotë në BE deri në dalje. Nuk duhet të harrojmë pse u krijua dhe atë që arriti të bëjë BE” tha ajo.
 
Sakaq, Merkel shtoi se, këtë të mërkurë do të ketë takim me Hollande, Renzin dhe Tusk në Berlin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre