Dalja e Britanisë nga BE, Shehu:
Ndikon stabilitetin e paqen në rajon

Dalja e Britanisë nga BE, Shehu:<br />Ndikon stabilitetin e paqen në rajon
Ish-Ministri i jashtëm Tritan Shehu ka emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ka thënë se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian ndikon në stabilitetin e paqen në rajon.

Ai e ka konsideruar këtë vendim si tragjik dhe me pasoja të paparashikueshme në Bashkimin Europian.

Vendimi është tragjik pasi Britania është një nga aktorët kryesor të Bashkimit Europian, është nga shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Dalja krijon probleme të mëdha Britaninë dhe mund të fusë në një spirale negative BE-në. Është humbja më e madhe e vlerave demokratike, prosperitetit njerëzor dhe jo vetëm” ka thënë ai.

Shehu ka shtuar se tanimë BE-ja duhet të mendjë pasojat, në mënyrë që ato të jenë sa më minimale, duke thënë se ky precedent mund të përsëritet edhe në vendet e tjera

Tashmë duhet menduar që pasojat të jenë minimale, por nuk dihet se çfarë pasojash do të ketë. Ekziston rreziku i hapjes në vende të tjera të Europës kjo “lojë”, pasi Franca e Italia do të ishin shkatërruese nëse do të largoheshin. Kjo krijon probleme serioze për vendet e rajonit. Ky do të ishte një kolaps për BE-në. BE duhet të forcojë kufijtë” përfundoi Shehu.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare