Dalja e Britanisë së Madhe nga BE 
shkakton tërmet në tregjet globale

Dalja e Britanisë së Madhe nga BE <br />shkakton tërmet në tregjet globale
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian po shënon efektet e para edhe në bursë.Paundi britanik ra nën 1,33 dollarë duke shenuar vlerën më të ulët prej 30 vjetësh, ndërsa euro ka rënien më të madhe që prej marsit. Nikkei japonez rrëshqiti dhe ai me 8 përqind. Ajo që për liderin e UKIP-it, Nigel Farage ishte vota e ditës së pavarësisë, për tregjet globale ishte tërmet.

Bursat janë përfshirë nga paniku dhe ekspertët frenohen të bëjnë parashikime. Luhatshmëria ishte aq e lartë këtë mëngjes sa bursa e Milanos, siç thotë “Corriere Della Sera”, pezulloi veprimet për më shumë se njëçerek ore. Kjo nuk kishte ndodhur që nga shtatori i 2008-ës kur falimentoi “Lehman Brothers”, shprehet specialist Vincenzo Longo,ekspert i tregjeve.Të tatëpjetën ka marrë dhe bursa e Frankfurtit që u çel në -9,94%, Parisi ishte në rënie me 7%, Londra vetë 8%.

Guvernatori i Bankës së Japonisë “Haruhiko Kuroda”, sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”, ka garantuar se institucioni që drejton do të bashkëpunojë ngushtë me bankat e tjera qëndrore për të rikthyer stabilitetin në tregje.

E përgatitur duket ishte për këtë situatë dhe Banka e Anglisë, e cila është në kontakte të ngushta me Ministrinë e Thesarit e Autoritetet e tjera të mbretërisë së bashkuar me të cilët po monitoron me kujdes çdo zhvillim duke premtuar se do te bej cdo gje per stabilizmin e e tregjeve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre