Nxorën informacione për depon e armëve të bandave në Elbasan, 4 oficerë të pezulluar

Nxorën informacione për depon e armëve të bandave në Elbasan, 4 oficerë të pezulluar

Ka shkuar në 4 numri i efektivëve të pezulluar që akuzohen se kanë nxjerrë informacione hetimore në lidhje me arsenalin e armëve që u gjetën në aksin Elbasan-Papër, armatime që i përkasin prodhimit francez dhe belg, të cilët përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Kjo bazë armatimi besohet se i përket një grupi kriminal të fuqishëm në Elbasan.

Fillimisht u pezulluan nga detyra E. Gj., specialist krimesh dhe E. H., ish-shef i sektorit për krimet në Elbasan, aktualisht inspektor. Report Tv mëson se pasdite janë pezulluar nga detyra edhe A. Xh, dhe B. S... Sipas informacioneve, ata dyshohet të kenë nxjerrë për mediat fotot e armëve të sekuestrua, në një operacion të konsideruar sekret për shkak se nxjerrja e informacioneve mund të cënonte hetimet. Policia e Shtetit ende nuk ka nxjerrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me armët e gjetura dy ditë më parë.

Të pezulluarve u janë sekuestruar telefonat, ndërsa në hetim administrativ janë edhe dy specialistë të kriminalistikës, por pa masë pezullimi.

I vetmi person në kërkim për arsenalin e armëve, është Ilir Beko, pronari i karburantit “Eldio Petrol”, në ambientet e të cilit, në një magazinë, policia gjeti armët.

Por si u zbuluan armët?

Pas atentatit ndaj dy vëllezërve Baho në datë 1 Korrik, policia dhe RENEA nisën kontrollin e banesave dhe territorit. Efektivët e këtij reparti gjatë kontrollit në ambientet e karburantit “Eldio Petrol”, krejt rastësisht zbuluan një bazë armatimi. Bëhet fjalë për 17 armë të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia e Elbasanit dhe të gjitha janë dërguar për ekspertim balistik dhe daktilografik në institutin e policisë Shkencore në Ministrinë e Brendshme.

Pjesa më e madhe e armëve janë moderne dhe që i përkasin prodhimit francez dhe belg, armë këto që përdoren nga ushtritë e vendeve të NATO. Vetëm 7 janë kallashnikovë dhe një armë gjahu çifte. Ndërsa pjesa tjetër janë armë të sofistikuara dhe që kanë një preçizion të lartë në qitje. Mes tyre ka dhe snajpera modern. Ndërkohë mësohet se 5 janë pistoleta me silenciator.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash dhe si ka hyrë në Shqipëri ky armatim, por tashmë prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim edhe me drejtorinë qendrore të policisë së Shtetit, kanë nisur veprimet hetimore me qëllim zbulimin e personave që kishin në pronësi këto armë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Santa Quaranta: 11/07/2019 22:41

    Ato arme jane per trafik se "trimat" nuk dine gje tjeter vec kallashit...

    Përgjigju
    • Papi: 12/07/2019 08:01

      Arme belge dhe franceze ne shqiperi do ishin per dicka te madhe ku origjina e armeve do perdorej per depistim Duket si loje agjentaturash sepse nje kriminel shqiptar ska nevoje per te tilla arme

    • Neritan bels: 12/07/2019 07:50

      Le te nxjerin dhe Prokuroret e Elbasanit qe kane bashkpunuar me pare. Keto te

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025