Dalja e sekreteve, SHISH:
Asnjë me celularë në punë

Dalja e sekreteve, SHISH:<br />Asnjë me celularë në punë
Pas skandalit të ndodhur në zyrat e SHISH, mësohet se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Visho Ajazi, janë shtuar masat e sigurisë në institucion. Burimet thonë se asnjë punonjës i institucionit nuk do të ketë në zyrë aparatin celular. 

Aparatet duhet të dorëzohen në hyrje, ku edhe i nënshtrohen një kontrolli rigoroz fizik, në zatim të urdhërit për të mos lejuar punonjësit me celularët personal apo të punës gjatë qëndrimit në zyrë.

Ky rregull, mësohet se është vendosur në zyrat e përgjimeve parandaluese që kryen institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror.
 
Shkak për ashpërsimin e masave, është bërë arrestimi i inspektorit Florian Bushi, i dyshuar si personi përgjegjës i nxjerrjes së sekretit të institucionit, duke i dërguar disa foto me përgjime telefonike Ilir Memushaj që është i përfshirë në vrasjen e Denis Kasajt.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë