Shqipëria ka dalë nga lista e zezë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në konferencën botërore të Task Forcës për Aksionin Financiar, që u zhvillua nga data 22 deri në datën 27 Shkurt në Paris, bëjnë të ditur se shtete si Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu vlerësuan përpjekjet e bëra nga Shqipëria në këtë drejtim.
Për shkak të reformave të ndërmarra gjatë viteve të fundit, organizatorët e kësaj konference u kanë komunikuar përfaqësuesve të qeverisë shqiptare lajmi e mirë. Në këtë mënyrë, vendi ynë nuk do të ketë më imazhin negativ, që ka pasur deri më tani dhe në sytë e investitorëve të huaj, do të jemi më të besueshëm, pasi referuar eksperiencave të vendeve të tjera, dalja nga kjo listë e “zezë” do të thotë më tepër investime të huaja.
Sot është publikuar edhe vendimi zyrtar i këtyre organizatave. Linku ku tregohet se Shqipëria ka dalë nga lista për pastrimin e parave
Vendimi për përjashtimin e Shqipërisë nga kjo listë është marrë në Paris nga ICRG, që është Guida Ndërkombëtare e Riskut të Shteteve dhe FATF, Task Forca për Aksionin Financiar, të dyja organizata botërore që bëjnë analizën e shteteve në këtë drejtim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com