Damask, aleatët e regjimit të Al Assad
kërcënojnë këdo që do sulmojë Sirinë

Damask, aleatët e regjimit të Al Assad<br />kërcënojnë këdo që do sulmojë Sirinë
Aleatët e regjimit të Bashar al Assad kanë kërcënuar se do ti kundërpërgjigjen kujtdo që do të sulmojë Sirinë në të ardhmen.
 
Ky kërcënim i forcave që janë në mbështetje të Al Assad vjen direkt mbas sulmit mbi bazën ajrore të ushtrisë siriane nga SHBA.
 
“Agresioni kundër Sirisë i tejkalon linjat e kuqe. Tashmë ne do të reagojmë ashpër ndaj çdo agresioni kundër Sirisë dhe çdo shkeljeje të linjave të kuqe nga ana e kujdo”, ka konfirmuar me anë të një komuniaktë dhoma e opercionit të përbashkët që ndodhet në Siri, dhe që përfshinë, Rusinë, Iranin dhe forcat aleate të Hezbollahut libanez.
 
“SHBA-ja i njeh shumë mirë kapacitetet tona për të reaguar”, shkruhet në komunikatën e publikuar nga faqja e Web-it të al-Watan, e përditshme pranë pushtetit të Al Assad.
 
Ky ishte sulmi i parë ushtarak i ndërmarrë nga SHBA që prej fillimit të krizës siriane në vitin 2011 dhe ishte një përgjigje për sulmin kimik mbi një bazë rebele që shkaktoi mbi 87 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane