Damian Gjiknuri:Partia Socialiste
promovuesja e grave në politikë

Damian Gjiknuri:Partia Socialiste<br />promovuesja e grave në politikë
Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri dhe disa prej kandidatëve për deputetë zhvilluan një takim me gra dhe vajza.
 
Kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës Anduel Tahiraj tha se gratë janë mbështetje e vazhdueshme në çdo proces zgjedhor.
 
“Kjo tregon mbështetjen e madhe që ka Partia Socialiste nga gratë dhe vajzat. Kjo do të tregohet përsëri në 25 Qershor sepse Partia Socialiste e meriton. Roli i gruas dhe vajzave në këto 4 vjet falë Partisë Socialiste nuk është një premtim por vendimmarrja e tyre tashmë është një realitet. Ne kemi vajza dhe gra të shkëlqyera që janë pjesë e forumeve të PS, janë pjesë e institucioneve të shtetit dhe aty ku ka gra e vajza punët ecin shumë mirë”,
u shpreh Tahiraj.
 
Kandidatja Vilma Bello tha se pozicionimi i saj në vendin e dytë në listën e Qarkut të Vlorës është një vlerësim për gjithë gratë dhe vajzat.
 
“Prezantim im është prezantimi i çdonjërës prej jush. Jam një prej jush dhe një nga ju. Qënie ime në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste nuk është thjesht një prezantim personal, nuk është thjesht një përfaqësim personal. Është përfaqësimi i përkushtimit, dinjitetit, forcës, energjisë dhe pozitivitetit të të gjithave ne që jemi këtu dhe ato që nuk kanë mundur të jenë. Asnjë forcë tjetër politike nuk është si Partia Socialiste. Duke besuar se nuk krahasohemi me askënd, nuk jemi të krahasueshëm me asnjë forcë tjetër politike edhe për hir të energjisë dhe pozitivitetit të të gjitha këtyre grave dhe nënave që na mbështesin”, theksoi Bello.
 
Drejtuesi politik i Qarkut Vlorë Damian Gjiknuri tha se qeveria e Partisë Socialiste ka arritur të ketë numrin rekord të femrave në poste ministrore.
 
“Unë personalisht kam qenë pjesë e punës për hartimin e Kodit Zgjedhor që në vitin 2008. Kemi qenë promotor të përfaqësimit të sa më shumë grave në përfaqësim. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Partisë Socialiste dhe e mbështetur nga institucionet ndërkombëtare të cilët bënë të mundur për herë të parë që të vendosim kuotat. Asnjë forcë tjetër se ka patur këtë shtysë përveç nesh. Nga ana tjetër, në qeveri dhamë shembull shumë më të madh të përfaqësimit”, nënvizoi Gjiknuri.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfituan nga amnistia, burokracia ‘mban peng’ të burgosurit në Fushë Krujë! Familjarët thirrje Manjës për zgjidhje

Përfituan nga amnistia, burokracia ‘mban peng’ të burgosurit në Fushë Krujë! Familjarët thirrje Manjës për zgjidhje