Damiano me celular në Big
Brother, Veseli e informonte atë

Damiano me celular në Big<br />Brother, Veseli e informonte atë
Skandalet e “Big Brother” këtë edicion nuk kanë fund. Qindra shikues kanë qenë të bindur se po bëhet një lojë e pistë me ta dhe gjithmonë kanë komentuar faktin e padrejtësive të bëra.

Damiano, një nga banorët e këtij edicioni duket se ka qenë shumë i favorizuar. Ka qenë dy herë në rrezik për të dalë nga shtëpia e Big Brother dhe dy herë i është dhënë një mundësi tjetër.

Megjithatë, mundësia e dytë duket se ka kaluar gjithçka, pasi, ndonëse Big Brother tha se Damiano ka qenë i izoluar, nuk ka qenë e tillë. Pas publikimit të videos ku ai takon miqtë e tij, kanë mbërritur mesazhe nga llogaria e Damianos, ku ai komunikon me ish-banorin e kësaj shtëpie, fitues i edicionit të 8, Vesel Kurtishaj

Mesazhet janë dërguar nga një person anonim, i cili thotë se e ka hackuar llogarinë e Damianos dhe i ka zbuluar pikërisht këto mesazhe, nga të dhënat e mbetura në mesazhe, duket se ata të çojnë direkt në profilin e Damianos në Facebook, me emrin Azdren Tirona.

Në mesazhet e mëposhtme, ju do të shihni kur Damiano i shkruan Veselit se gjithçka ishte lojë dhe i kërkon të menaxhojë llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Veseli e paralajmëronte Damianon të bënte kujdes, duke i treguar dhe “sekretet” brenda shtëpisë. 

Bisedat ne chat te Damianos me Veselin




Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

2/2
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Rama u kërkon votën Shqiptarëve në Selanik: Të ngremë flamurin e Shqipërisë në BE brenda 2030

Rama u kërkon votën Shqiptarëve në Selanik: Të ngremë flamurin e Shqipërisë në BE brenda 2030