Damir Fazlic, “beteja” kundra
Bashës nisi në Korrik 2017

Damir Fazlic, “beteja” kundra<br />Bashës nisi në Korrik 2017<br>
Në fakt pakënaqësitë e Damir Fazlic shprehur ditët e fundit ndaj Lulzim Bashës nuk janë të reja. Në Korrik 2017 kur Basha do të rikonfimohej kryetar i PD, biznemeni boshnjak u rikthye në cirkuitin politik shqiptar me një koment të ashpër në Twitter ku shkruante se: “Forest Gump (personazh i vonuar mendërisht në një film) arriti të fitojë, me stil koreano-verior. U prehsh në paqe partia më e madhe në historinë e Shqipërisë”.

Damir Fazlic është konsideruar gjithnjë një biznesmen shumë i afërt me PD-në, sidomos gjatë periudhës kur partia drejtohej nga Sali Berisha. Në media u publikuan disa lidhje të Fazlic me kupolën drejtuese të PD-së në periudhën 2005-2013, ku nuk mungonte as Basha si ministër, por gjërat mesa duket kanë ndryshuar me zgjedhjen e tij kryetar.

Kabllogrami i ambasadës të SHBA
Damir Fazlic ka lidhje me disa nga politikanët dhe biznesmenët më të fuqishëm në Ballkan dhe Uashington DC, si dhe ka punuar në një numër të madh fushatash elektorale të rëndësishme, madje është përmendur edhe si kryeministër i mundshëm në të ardhmen i Bosnje dhe Herzegovinës.

“Jam ekzaktësisht ai që ti mendon se jam”, pretendon në mënyrë enigmatike në profilin e tij në Twitter, por identiteti i tij varet shumë nga këndvështrimi. Përfshirja e tij indirekt në politikën shqiptare që kur ai shkeli për herë të parë në vendin tonë është evidente. Sidomos në PD me ministrat e qeverisë së Sali Berishës me të cilët ai kishte marrëdhënie të drejtpërdrejtë.

Se çfarë roli dhe influence kishe Fazlic brenda qeverisë Berisha kjo mësohet nga në një prej kabllogrameve sekrete të ambasadës amerikane në Tiranë për DASH flitet për marrëdhëniet brenda PD-së, sidomos ato të Lulzim Bashës me kolegët e tij ku nuk mungon edhe përfshirja e biznesmenit boshnjak.

Një nga këto kabllograme bën fjalë për kohën kur Basha akuzohej për abuzimet në rrugën Durrës-Kukës, kohë në të cilën ai ishte ministër i Transporteve. “Telashet e zotit Basha janë komplikuar së tepërmi nga pozicioni në të cilin ndodhet në Partinë Demokratike, me një rivale siç është kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është duke pritur me gëzim se çfarë mund t’i ndodhë atij”, – thuhet në kabllogramin e Ambasadës Amerikane për shefat në DASH.

Kabllogrami tregon edhe për një telefonatë të zotit Basha në nëntor me zëvendës ambasadoren, ku “me një ton gati histerik”, Basha përcolli shqetësimin se rivalët brenda PD-së i kanë dërguar medias të dhëna për lidhjet e tij me Damir Fazlic. Emri i këtij të fundit përmendet në të paktët 14 kabllograme të Ambasadës Amerikane përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar serbo-boshnjakun nga hetimet e prokurorisë shqiptare.

Një nga kabllogramet hedh dritë se cili ishte qëllimi i daljes në një televizion të Damir Fazlic:

“…Berisha organizoi fluturimin e Fazlic për të ardhur në Tiranë dhe të jepte një intervistë televizive në një televizion. Prokurorët që kishin nisur hetimin për pastrim parash ndaj Fazlic kur mësuan për ardhjen në Tiranë formuluan një kërkesë për ta marrë në pyetje. Fazlic u njoftua nga policia e cila e shoqëronte nëpër qytet…”.

Ambasada e Tiranës ia komenton Uashingtonit këtë ngjarje bazuar në disa burime, se “sulmet ndaj Prokurores së Përgjithshme janë tentativë për nxjerrë nga binarët e hetimit një mori çështjes korruptive si Gërdeci dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës për rrugën Durrës-Kukës. Duke ndjerë natyrën shpërthyese prej të tilla investigimeve, Berisha ka arsye përse ta shtojë presionin ndaj Prokurores së Përgjithshme” – thuhet në kabllogram.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi