Danezët-italianëve: Na ndihmoni të
shpëtojmë nga kanceri i lëkurës/VD

Shoqata Daneze e Kancerit ka kërkuar ndihmën e italianëve në luftën kundër kësaj sëmundjeje.
 
Apeli ndaj italianëve konsisiton në ndihmën që ata duhet t’u japin danezëve që t’i ndërgjegjësojnë për djegiet e lëkurës që shkakton dielli.
 
Çdo vit janë të shumtë danezët që zgjedhin plazhet italiane për të kaluar pushimet, ndaj dhe të pamësuar me një klimë aq të nxehtë ata marrin djegie të konsiderueshme duke u rrezikuar nga kanceri i lëkurës.
 
Danezët u kërkojnë italianëve të bëjnë diçka fare të vogël për ta: Vetëm t’u kujtojnë që të qëndrojnë në hije, të mbrohen nga dielli me kapele si dhe të venë krem mbrojtës.
 
“Të nderuar italianë, Danimarka ka nevojë për ju, ne danezët e duam vendin tuaj por kemi një problem. Dielli i fortë është problem për lëkurën delikate që kemi ne, çdo ditë një danez vdes nga kanceri i lëkurës. Kërkojmë ndihmën tuaj, ndihmojeni një danez si të sillet në diell. Mësojini të bëjnë si ju. Kujtojuni të qëndrojnë në hije, të mbajnë kapele dhe të përdorin krem mbrojtës. Ndimojini danezët në emër të Danimarkës, faleminderit nga zemra”, thuhet në mesazhin drejtuar italianëve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq