Daniel Godelli: Këtu të duan
vetëm kur je mirë, gati të jap ADN

Daniel Godelli: Këtu të duan<br />vetëm kur je mirë, gati të jap ADN
Pas Romela Begajt tashmë është radha e Daniel Godellit dhe Hysen Pulakut për të bërë analizat e testit B. VADA ka konfirmuar se testi B për Daniel Godellin do të bëhet më 15 janar, ndërsa për Hysen Pulakun më 13 janar.

Kampioni i botës në peshëngritje, Daniel Godelli në një intervistë për Shqiptarja.com shprehet se “pres që testi B të rezultojë negativ, pasi kurrsesi nuk kam përdorur asnjë substancë të ndaluar. Përsa i përket mjekut që do të zgjedh ende nuk e kam vendosur, jam duke biseduar me federatën, por mund të marr edhe mjekun grek që kishte edhe Romela Begaj” thotë ai.

Por si do të veprojë Godelli nëse edhe analizat e testit B rezultojnë pozitive? “Padyshim që nuk do të dorëzohem këtu, por do të vazhdoj më tej duke e dërguar cështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, pasi kam besim te pafajësia ime. Madje nëse është e nevojshme do të jap edhe ADN time për ta provuar një gjë të tillë”. Në vazhdim të prononcimit, Godelli shprehet se përveç federatës, i ka munguar mbështetja në këtë moment të vështirë që po kalon. “Në Shqipëri kur je mirë dhe shpallesh kampion të gjithë të duan dhe respektojnë, ndërsa kur ndodhsh në moment të vështirë, askush nuk kujtohet, por të harrojnë. Edhe pse procesi është ende në vazhdim dhe mund të bëhet asnjë koment, këtu të shpallin fajtor” përfundon 23 vjeçari nga Peqini.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit