Ajo ka disa muaj që ka një marrëdhënie të lëkundshme partnerin e saj James Lock, por kjo nuk e ka penguar bukuroshen Danielle Armstrong që të argëtohet dhe të organizojë një festë për ditëlindjen e saj.

Mbrëmjen e djeshme së bashku me një grup miqsh ajo festoi 26 vjetorin e lindjes në një klub nate.

E veshur me një fustan në ngjyrë bezhë, i cili tregonte linjat e saj dhe ishte komplet i hapur në njërën këmbë, Danielle i tregoi James se çfarë ka humbur në të vërtetë.

danielle armstrong

Ajo dukej mjaft e tonifikuar dhe në formë të mirë.

Nuk ngeli mbrapa edhe mikja e saj e ngushtë, e cila tërhoqi mjaft vëmendje me format seksi.

Pavarasisht historisë së dashurisë, e cila rezulton jo me shumë fat, Danielle dukej e lumtur në festën e organizuar në detaje.

(b.t/shqiptarja.com)