TIRANE- “Shqipëria ka ecur në rrugën e duhur, drejt procesit të integrimit”. Kjo ka qënë deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerim në KE, Christian Danielsson gjatë një takimi dje me Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha. Përgatitja e Progres-Raportit nga Komisioni, që do jetë gati në qershor dhe ecuria e reformave me ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit të Shqipërisë ishin çështjet kryesore të këtij takimi.
Danielsson vlerësoi kontributin e Shqipërisë për Progres-Raportin që prej disa javësh i është dorëzuar KE. “Ne besojmë se përpjekjet e bëra nga qeveria kanë qenë ato të duhurat”, tha Danielsson. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment mjaft të rëndësishëm dhe progres-raporti ka një vlerë madhore për vijimësinë e procesit të integrimit.
“Ne besojmë dhe shpresojmë se Progres- Raporti i Komisionit do reflektojë punën e madhe që është bërë gjatë këtij viti, në përmbushjen e prioriteteve të axhendës evropiane të cilën Shqipëria e ka prioritet kombëtar”, tha Gjosha. Ajo nënvizoi rëndësinë e reformave të nisura nga qeveria, si mënyra e vetme për të avancuar drejt BE.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com