Danielsson: Mezi pres reformën në
drejtësi, ka strategji por duhet zbatim

Danielsson: Mezi pres reformën në<br />drejtësi, ka strategji por duhet zbatim
Minsitrja e Integrimit Klajda Gjosha ka theksuar se  do të analizohen me kujdes të gjitha rekomandimet, dhe do të hartohet një plan i detajuar pune për ti adresuar ato në mënyrë e duhur.Deklaratën ajo e ka bërë ditën e sotme gjatë një takimi me me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson.Ky i fundit nga ana tjetër e vuri edhe njëherë theksin tek Gjyqësori, krimi i organizuar apo 5 prioritetet kyçe

Ministrja Gjosha e falënderoi z. Danielsson për praninë e tij në Tiranë, disa ditë pas publikimit të progres raportit dhe i shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me reformat të cilat do të përshpejtojnë procesin e integrimit të vendit në BE.
Ministrja Gjosha nënvizoi se do të analizohen me kujdes të gjitha rekomandimet, dhe do të hartohet një plan  i detajuar pune për ti adresuar ato në mënyrë e duhur.

“Ky raport tregon qartë progresin e qëndrueshëm që ka bërë vendi në kuadër të përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe dhe ajo që është më e rëndësishme është mënyra sesi duhet ta lexojmë këtë progres raport. Ta mirëlexojmë atë sepse kjo do të ndihmonte të gjithë qytetarët shqiptarë për të parë jo vetëm progresin që ka bërë vendi, por edhe gjithë sfidën që na pret dhe vendi ka përpara.” tha Ministrja Gjosha
 
Z. Danielsson vlerësoi punën e bërë në kuadër të progres raportit. “Raporti  e ka treguar qartë që progresi këtë vit i Shqipërisë ka qenë i qëndrueshëm. Është e qartë po ashtu edhe vendosmëria e Shqipërisë por të ecur përpara. Këtë e kemi parë fare qartë në disa hapa që janë ndërmarrë për disa ligje të caktuara.” u shpreh Drejtori i përgjithshëm për Zgjerimin.
 
Bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek reforma në Drejtësi. Ministrja Gjosha  theksoi  rëndësinë e madhe që ka për vendin kjo reformë. “Rëndësia e kësaj reforme është thelbësore dhe do ti hapë rrugë zgjidhjeve të një sërë çështjesh, dhe pikërisht ato që janë dhe prioritetet kyçe, çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.” tha Gjosha
 
Edhe Z. Danielsson  e cilësoi  reformën në drejtësi si thelbësorë për ecurinë e vendit. “Reforma në gjyqësor, pra një reformë e plotë, është shumë e rëndësishme dhe thelbësore jo vetëm për Shqipërinë  por edhe për ecurinë e saj në procesin  e integrimit europian”

Pas takimit, Ministrja Gjosha dhe z. Danielsson mbajtën dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
 
Fjala e plotë e Ministres Gjosha
Është një kënaqësi e veçantë sot që prita në Ministrinë e Integrimit Europian, z. Danielson prania e të cilit është tregues i qartë i mbështetjes që kemi nga Komisioni Europian, për perspektivën tonë drejt BE-së.  Raporti i publikuar vetëm pak ditë më parë  ishte në fokus të këtij takimi, ku patëm mundësinë bashkë me z. Danielson të ndajmë edhe njëherë pikëpamjet për metodologjinë e re me të cilën prezantohemi për herë të parë.

I shpreha z. Danielson dakordësinë e plotë të qeverisë shqiptare me gjithçka është reflektuar në raport i cili na ka mundësuar një tablo të qartë të arritjeve që kemi pasur por edhe të sfidave që kemi përpara.

Jemi të vendosur të vijomë me reformat për të përshpejtuar procesin e integrimit në mënyrë që të arrijmë në hapin e radhës që është hapja e negociatave.
Sigurisht, diskutuam për reformën në drejtësi, nevojën e miratimit të shpejtë të  e saj në  Kuvend, nevojën që kjo reformë të jetë sa më konsensuale me të gjitha palët, në mënyrë që në vijim të vazhdojmë implementimin e saj. Rëndësia e kësaj reforme është thelbësore dhe do ti hapë rrugë zgjidhjeve të një sërë çështjesh dhe pikërisht ato që janë dhe prioritete kyçe, çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky raport tregon qartë progresin e qëndrueshëm që ka bërë vendi në kuadër të përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe dhe ajo që  është më e rëndësishme është mënyra sesi duhet ta lexojmë këtë progres raport, ta mirëlexojmë atë sepse kjo do të ndihmonte të gjithë qytetarët shqiptarë për të parë jo vetëm progresin që ka bërë vendi por edhe gjithë sfidën që na pret dhe vendi ka përpara. Patjetër që vlerësohet, në mënyrë të veçantë guximi dhe vendosmëria e qeverisë shqiptare për të ndërmarrë reforma të cilat kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm  të vendit.

E sigurova z. Danielson se ne do të analizojmë me kujdes të gjitha rekomandimet e bëra veçanërisht për 5 prioritetet, do të hartojmë një plan të detajuar pune për t’i adresuar ato,  në mënyrë që ti plotësojmë brenda një kohe të shkurtër, duke u impenjuar maksimalisht për të garantuar gjithëpërfshirjen dhe dialogun politik me procesin. Me z. Danielson diskutuam edhe për faktin se Shqipëria është në të njëjtin nivel me vendet të cilat sot negociojnë me BE, për disa nga prioritetet kryesore, çka tregon jo vetëm progresin që kemi bërë, por do të shërbejë edhe si një shtysë më e mirë në vijim që të mos  ndalojmë  për asnjë çast  rrugën që kemi nisur, si detyrim ndaj qytetarëve tanë. Ju faleminderit edhe fjala është për  z. Danielson.
 
 
Fjala e plotë e z. Danielson
Faleminderit e nderuar Ministrja Gjosha, të nderuar miq. Jam vërtetë shumë i kënaqur që gjendem sot këtu në Tiranë.  Është në fakt koha dhe momenti i duhur që ne të diskutojmë ecurinë apo progresin që ka bërë Shqipëria.

Kemi patur sot diskutime shumë të frytshme dhe të mira për aspekte të ndryshme të këtij progresi që është arritur. Raporti  e ka treguar qartë që progresi këtë vit i Shqipërisë ka qenë i qëndrueshëm. Është e qartë po ashtu edhe vendosmëria e Shqipërisë por të ecur përpara. Këtë, e kemi parë fare qartë në disa hapa që janë ndërmarrë për disa ligje të caktuara.

Megjithatë në raport ne kemi treguar, edhe ku ka  nevojë për hapa dhe ecuri të mëtejshme. Këtë kemi patur mundësi që të diskutonim së bashku edhe sot.
Shumë i rëndësishëm në këtë aspekt të Shqipërisë është edhe reforma  në gjyqësor. Reforma në gjyqësor pra një reformë e plotë  është shumë e rëndësishme dhe thelbësore jo vetëm për Shqipërinë,  por edhe për ecurinë e saj në procesin  e integrimit europian. Është në mënyrë absolute, kyçe për prioritetet që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar.

Po ashtu kjo reformë është shumë e rëndësishme edhe për kushtet e nevojshme që i duhen vendit për të patur rritje më të madhe dhe më të qëndrueshme ekonomike.Pikërisht për të gjitha këto arsye, reforma në gjyqësor që tani po diskutohet dhe debatohet gjerësisht në Shqipëri është kaq thelbësore.Ndaj  Komisioni Europian i jep kësaj reforme vendin që meriton dhe rëndësinë thelbësore që ajo ka.

Për mbështetjen që ne i japim asaj unë mezi pres të dëgjojmë që do të ketë pasur sa më shpejt të jetë e mundur, hapa të mëtejshme të rëndësishëm në ecurinë e reformës në gjyqësor.

Ne po ashtu kemi diskutuar edhe  për luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit. Edhe këtu ne dëshirojmë të shikojmë që do të ketë hapa të mëtejshëm përpara dhe që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë efikase.

Natyrisht që është një gjë e mirë të kesh strategji dhe plane por do të jetë zbatimi, ai i cili do të jetë aspekti thelbësor. Në progres raport është treguar qartë  që ajo që dëshirojmë të shikojmë ne, është një historik i qartë dhe i vazhdueshëm në këtë luftë.

 Jo më pak i rëndësishëm në këtë ecuri progres janë edhe hetimet proaktive të cilat duhet të ndiqen me ndjekjen penale  dhe me dënime në gjykatë. Në raportin e progresit ju keni patur mundësinë të shikoni  edhe fusha të tjera ecurie apo progresi për te cilat kemi patur mundësinë ti diskutojmë së bashku.
Shumë të rëndësishme janë edhe çështje që kanë të bëjnë me klimën e biznesit. për të gjitha këto arsye Komisioni Europian është i gatshëm të vazhdojë të japi mbështetjen tonë. Këtë  e bëjmë me anën e asistencës financiare dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe duke dhënë këshillime. Por, natyrisht edhe me anë të takimeve të dialogut të Nivelit të Lartë.

Të gjitha këto çështje rrotullohen rreth atyre çështjeve që ne i quajmë 5 prioritetet kyçe, për të cilat në muajt në vijim ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku.
Më lejoni të përmend edhe 2 elementë të tjerë që diskutuam sot; njëri ka të bëjë me faktin që ne e përgëzojmë Shqipërinë  për ndjekjen e politikave që kanë qenë në përputhje me ato të BE përsa i përket politikave të mbrojtjes dhe sigurisë. Ndërkohë çështja tjetër për të cilën ne po ashtu diskutuam sot është çështja shumë e rëndësishme e dekriminalizimit. Mesa kam kuptuar unë, ka patur ecuri, progres përsa i përket legjislacionit të duhur, gjë të cilën ne e mirëpresim vërtetë.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës