Danillo Kish: Ja disa këshilla
për të gjithë shkrimtarët e rinj

Danillo Kish: Ja disa këshilla<br />për të gjithë shkrimtarët e rinj
Mos shko për asnjë ide në vdekje, dhe mos e nxit dikë të mbytet. Mos u bëj qyqar, dhe urreji qyqarët. Mos harro se heroizmi kërkon çmim të madh.
 
Ushqeje dyshimin kundër ideologjive në pushtet dhe princave. Ruaju që të folurin tënd të mos e ndotësh me gjuhën e ideologjisë. Beso se je më i fuqishëm nga gjeneralët, por mos u mat me ta. Mos beso në projekte utopike, por në ato që i krijon vet. Bëhu njësoj fodull ndaj princave dhe ndaj masës. Ruaje ndërgjegjen e pastër në raport me privilegjet që t’i sjellë zanati yt prej shkrimtari. Mos u preokupo me urgjencën historike dhe mos beso në metaforën mbi trenat e historisë.
 
Pra, mos kërce në trenat e historisë, sepse kjo është vetëm metaforë e turpshme. Ta kesh gjithmonë parasysh idenë: kush e godit cakun gjithçka i shkon huq. Mos shkruaj reportazhe nga vendet ku ke qëndruar si turist; mos shkruaj fare reportazhe, ti nuk je gazetar. Mos beso në statistika, në shifra, në deklarata publike: realiteti është ai që nuk shihet me syrin huq. Mos i vizito fabrikat, kooperativat, kantieret: përparim është ai që nuk shihet me syrin huq. Mos u merr me ekonomi, sociologji, psiko-analizë. Mos i paso filozofitë lindore, zen-budizmin.
 
Bëhu i vetëdijshëm për faktin se fantazia është motra e rrenës dhe së këndejmi e rrezikshme. Mos u shoqëro me askënd: shkrimtari është vetëm. Mos u beso atyre që thonë se kjo botë është më e keqe nga të gjithat tjerat. Mos u beso profetëve, sepse ti je profet. Mos u bë profet, sepse arma jote është dyshimi. Ta kesh ndërgjegjen e qetë: princat nuk të interesojnë, sepse ti je princ. Ta kesh ndërgjegjen e qetë: minatorët nuk të interesojnë, sepse ti je minator. Dije se atë që nuk e ke thënë në gazeta, nuk ka dështuar për gjithmonë: kjo është torfë.
 
Mos shkruaj me porosinë e ditës. Mos lidh bast për çastin, se do të pendohesh. Mos lidh bast as për amshimin, sepse do të pendohesh. Bëhu i pakënaqur me fatin tënd, sepse vetëm budallenjtë janë të kënaqur. Mos u bë i pakënaqur me fatin tënd, sepse ti je përzgjedhës. Mos kërko arsyetim moral për ata që kanë tradhtuar. Ruaju konsekuencës së tmerrshme. Ruaju analogjive të rrejshme. Besoju atyre që shtrenjtë e paguajnë jokonsekuencën e vet. Mos u beso atyre të cilët jokonsekuencën e vet e paguajnë shtrenjtë. Mos e përfaqëso relativizmin e të gjitha vlerave: hierarkia e vlerave ekziston.
 
Çmimet që t’i ndajnë princat merri me indiferencë, por mos bënë asgjë që t’i meritosh. Beso se gjuha në të cilën shkruan është më e mira nga të gjitha gjuhët, se ti tjetër nuk ke. Beso se gjuha në të cilën shkruan, është më e keqe nga të gjitha gjuhët, ndonëse nuk do ta ndërroje me asnjë gjuhë tjetër. Mos u bë servil, sepse princat do të marrin për portier. Mos u fry, se do tu ngjash portierëve të princave. Mos lejo të të bindin se shkrimet tua janë pa dobi shoqërore. Mos mendo se shkrimet tua janë punë e dobishme shoqërore. Mos mendo se edhe ti vet je anëtar i dobishëm i shoqërisë. Mos lejo të të bindin se për këtë shkak je parazit shoqëror.
 
 Beso se soneti vlen më shumë nga fjalimet e politikanëve e të princave. Dije se soneti yt nuk do të thotë asgjë, karshi retorikës së politikanëve e princave. Për çdo gjë të kesh mendimin tënd. Mos e thuaj për çdo gjë mendimin tënd. Ty fjalët të kushtojnë më së paku. Fjalët tua janë më të çmueshme. Mos u prezanto në emër të kombit tënd, se kush je ti që të jesh përfaqësues i dikujt pos i vetvetes! Lufto kundër padrejtësive shoqërore, duke mos bërë nga kjo program. Lufta kundër padrejtësisë shoqërore të të mos largojë nga rruga jote. Njihe mendimin e të tjerëve, pastaj refuzoje. Mos krijo program politik, mos krijo kurrfarë programi: ti krijohesh nga magma dhe kaosi i botës. Ruaju nga ata që të ofrojnë zgjidhje përfundimtare. Mos u bë shkrimtar i pakicave. Sapo ndonjë bashkësi nis të të përvetësojë, këqyre veten.
Mos shkruaj për lexuesin mesatar: të gjithë lexuesit janë mesatar. Mos shkruaj për elitën, elita nuk ekziston; elitë je ti. Mos mendo mbi vdekjen, dhe mos harro se je i vdekshëm. Mos beso në pavdekshmërinë e shkrimtarit, këto janë marrëzi të profesorëve. Mos u bën tragjikisht serioz, se kjo është komike. Mos u bë komediant, sepse aristokratët janë mësuar t’i argëtojnë. Mos u bë palaço oborresh. Mos mendo se shkrimtarët janë ndërgjegjja e njerëzimit: veç ke parë aq faqezi. Mos lejo të të bindin se nuk je askush dhe asgjë: veç e ke parë se aristokratët u frikësohen poetëve.
 
Mos shko për asnjë ide në vdekje, dhe mos e nxit dikë të mbytet. Mos u bënë qyqar, dhe urrej qyqarët. Mos harro se heroizmi kërkon çmim të madh. Mos shkruaj për festa e jubile. Mos shkruaj lëvdata, se do të pendohesh. Mos shkruaj fjalime mortore për kolosët, se do të pendohesh. Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën – hesht. Ruaju gjysmë të vërtetave. Kur është kremte e përgjithshme, nuk ka arsye të marrësh pjesë edhe ti. Mos u bënë tolerant nga mirësjellja. Mos e kërko drejtësinë në pe: me budallenjtë mos u grind. Mos lejo të të bindin se të gjithë kemi të drejtë njësojë, dhe për shijet nuk vlen të debatohet. Kur të dy bashkëbiseduesit janë gabim, kjo ende nuk do të thotë se të dy kanë të drejtë. (Popper). Të lejosh që tjetri të ketë të drejtë, nuk na mbron nga një rrezik tjetër: të besojmë se ndoshta të gjithë kanë të drejtë. Mos debato me injorantët mbi gjërat të cilat për herë të parë i dëgjojnë nga ti. Të mos kesh mision. Mos beso në mendimin shkencor. Mos beso në intuitë. Ruaju cinizmit, pra edhe atij vetjak. Evitoji vendet e përgjithshme ideologjike dhe citatet.
 
*Danilo Kish (1935-1989) ishte njëri prej shkrimtarëve më të njohur të Ballkanit dhe kritik i ashpër i nacionalizmit serb. Vdiq në Paris. Është autor i disa romaneve mbi tragjeditë private dhe publike të shekullit XX-të.
(dialogplus.ch)

(v.gj/shqiptarja.com)

Lajmi u publikua sot(10.05.2015) në gazetën Shqiptarja.com(print)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër