Danimarkë, karikaturat e Profetit
Muhamed, dënohen katër persona

Danimarkë, karikaturat e Profetit <br />Muhamed, dënohen katër persona
KOPENHAGEN- Gjykata e Danimarkës ka shpallur fajtorët të cilët planifikuan një sulm terrist ndaj gazetës "Jyllands-Posten" në Kopenhagen. Nga gjykata janë shpallur katër pesona si fajtorë për sulmin e kryer ndaj kësaj gazete e cila vë vitin 2005 publikoi karikaturat e profetit Muhamed. Të dënuarit janë tre shtetasit suedezë dhe një tunizian të cilët u arrestuan në dhjetor të vitit 2010. Prokurorja e cështjes është shprehur se, katër terroristët kishin planifikuar që të shkaktonin vdekje të shumta në njërëz duke hapur zjarr në zyrat e gazetës “Jylland Posten”, në shenjë hakmarrjeje për publikimin e karikaturave të profetit Muhamed. Terroristët e justifikonin këtë akt me pretekstin se myslimanët janë fyer shumë me botimin e karikaturave të profetit Muhamed. Kritikët mysliman janë shprehur se, vizatimet e tilla kanë shkelur rregullin islamik, i cili ndalon portretizimin e imazhit të profetit Muhamed.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre